Nga Elona Dashi, psikiatre per femije dhe adoleshente
Degjimi te femija zhvillohet gjate zhvillimit fetal dhe eshte funksional qe ne lindje. Keshtu qe ne muajt e pare te lindjes femija eshte i afte te ktheje koken nga personi qe i flet apo nga zhurma qe degjon. Nderkohe qe femija fillon te reagoje dhe te pergjigjet ndaj emrit te tij rreth moshes 10-muajsh me nje diapazon normal nga 7-12 muajsh. Eshte e rendsishme te kuptojme se cdo femije eshte unik dhe po ashtu eshte zhvillimi i tij.
Mos pergjigja ndaj emrit apo ndaj komandave te thjeshta nuk do te thote AUTISM, por nga ana tjeter eshte nje nga shenjat e para te alarmit qe kerkojne nje vleresim te specializuar te femijes. Nga ana tjeter ka shume femije qe pergjigjen ndaj emrit apo komandave dhe prape te permbushin kriteret e diagnozes per Crregullimin e Spektrit te Autizmit.
Ndaj eshte e rendesishme te kerkoni ndihme te specializuar per vleresimin e femijes.
Nje simptome nuk eshte diagnoze.