Pavarësisht stigmave të shoqërisë sonë, duhet pranuar se depresioni është një patologji, si shumë të tjera dhe së fundmi është zbuluar se mund të ketë pasoja seriozë jo vetëm tek personat që e kanë, por edhe tek fëmijët e tyre.
Një grup studiuesish në Londër, kanë konsultuar baza të ndryshme të të dhënave dhe studime të ndryshme, duke menaxhuar kështu rindërtimin e historisë klinike të 25 mijë asistentëve që banojnë në Londër. Bazuar në adresën e banimit të secilit, ata kuptuan se sa prej tyre i përkisnin të njëjtës familje. Prandaj ata ndanë informacionin nga bërthama e familjes, për të shqyrtuar gjendjen e shëndetit të të gjithë anëtarëve. Qëllimi ishte të kuptohej nëse kishte ndonjë lidhje midis kushteve shëndetësore psikofizike të prindërve dhe kushteve shëndetësore të fëmijëve. Në veçanti, ata u përpoqën të shohin nëse depresioni i prindërve ndikon në shëndetin e fëmijëve.
Autorët analizuan të dhëna nga 7,000 fëmijë deri në moshën 15 vjeçare dhe rezultoi se fëmijët me njërin prind, ose të dy në depresion kishin 41% më shumë mundësi të shkonin në urjgencë krahasuar me fëmijët e tjerë dhe 47% të shtroheshin në spital.
Por, nuk është vetëm depresioni i prindërve që ka ndikim negativ te fëmijët. Në përrgjithësi, shëndeti jo i mirë i prindërve luan rol negativ në gjithë familjen.