Secili prind është i ndryshëm në mënyrën si zgjedh të rrisëq dhe edukojë fëmijën, por ka disa karakteristika të përbashkëta që kanë disa prindër, që i bëjnë ata të kenë stilin autoritar të prindërimit.
Sipas priskologëve, autoritarë quhen ata prindër që kanë kërkesa e standarde shumë të larta ndaj fëmijëve, por mbajnë qëndrim të ftohtë e distant ndaj nevojave emocionale të tyre.
Si të kuptojmë nëse dikush bën pjesë tek prindërit autoritarë dhe si ndikon kjo sjellje te fëmijët?
Përkufizimi i prindërimit autoritar
Prindërit autoritarë quhen ata prindër të cilët kanë kërkesa dhe standarde shumë të larta për fëmijët e tyre, por janë të ftohtë dhe të largët ndaj nevojave emocionale të fëmijës.
Karakteristikat e prindërve autoritarë
Janë shumë kërkues.
Janë të ftohtë ndaj emocioneve.
Janë kontrollues.
Vendosin vetëm një drejtim komunikimi (diçka do të bëhet vetëm sepse thonë ata).
I ndëshkojnë më ashpër fëmijët.
Efektet tek fëmijët:
Nuk krijojnë lëhtësisht pavarësi.
Janë të pakënaqur.
Kanë tendencë të bëhen agresivë.
Ka nga ata që bëhen të turpshëm e të ndrojtur
Rezultate të ulëta në mësime.
Vështirësi në krijimin e vetëbesimit.
Përjetojnë shumë keq dështimet.
Bëhen më lehtë pre e abuzimeve me substancë të dëmshme, apo shfaqin probleme mendore si depresioni, ankthi, pëprjepje për vetëvrasje e vetëdëmtim.