MAKTHET E NATËS

Makthet e natës janë shqetësime që bëjnë pjesë tek crregullimet e gjumit. Crregullimet e gjumit janë episode anormale ose fiziologjike që ndodhin vecanërisht dhe ekskluzivisht gjatë fazave të ndryshme të gjumit apo gjatë ciklit gjumë – zgjim dhe aktivizojnë mekanizma të cilët kthehen në problematike për individin i cili vuan prej tyre.

Karakteristikë e tyre është shfaqja e përsëritur e ëndrrave terrorizuese, të cilat zgjojnë individin nga gjumi, duke shkaktuar ankth, terror dhe stres të vazhdueshëm. Individi shikon përherë të njëjtat ëndrra/makthe të frikshme. Në castin e rizgjimit, mund të jetë shumë e kthjellët dhe tregon me detaje përmbajtjen e ëndrrës.

Makthet e natës zakonisht shfaqen në fëmijëri ose adoleshencë. Natyrisht që prania e tyre shkakton jo vetëm problematika me gjumin, por dhe ankth apo frikëra të tjera që shoqërojnë humorin dhe jetën e individit i cili vuan prej tyre.

Për trajtimin e maktheve, është e nevojshme të analizohet përmbajtja e ëndrrës që shkakton frikën në mënyrë që të kuptohet nëse lidhet me ngjarje të jetës së përditshme dhe të shmangen ato situate. Ka raste të tjera gjithashtu që shkaku ka të bëjë me emocione të forta, të cilat njeriu i merr apo i përjeton gjatë ditës dhe duke mos ditur si t’i menaxhojë, gjejnë shprehje përmes ëndrrave.

Të kuptuarit e përmbajtjes së makthit është e rëndësishme dhe lehtësuese. Shpjegimi i arsyeve dhe gjetja e origjinës së maktheve konsiderohet faktori kryesor në largimin e tyre. Për këtë sigurisht që duhet të drejtoheni tek një specialist.

Add Your Comment