Thithja e gishtit tek fëmija; kur është problematike dhe si mund të ndihmohet fëmija në heqjen e këtij zakoni?

Nga Sibora Kalluci, psikologe

 

Kjo mund të jetë një ndër sjelljet më të shpeshta në foshnjëri por edhe përgjatë fëmijërisë së hershme. Të rritur, mos u merakosni sepse kjo sjellje vjen si refleks mbijetese dhe jep mundësi zbulimi dhe kënaqësie. Për një bebe, thithja e gishtit është një sjellje e zakonshme dhe jetësore.

Në cfarë moshe nis të quhet sjellje problematike?

Nëse në foshnjëri dhe në fëmijërinë e hershme mund të jetë një sjellje e zakonshme, kjo nuk quhet e tillë kur fëmija i ka kaluar 5-6 vjec dhe është një zakon i shpeshtë. Mund të quhet problematike sepse mund të ndikojë drejtpërdrejtë në artikulimin e fjalëve dhe gërmave të caktuara gjatë procesit të të folurit. Por mund të shkaktojë edhe probleme dentare.

Përse ndodh kjo sjellje?

Në disa raste tek foshnja ndodh sepse gjidhënia ka zgjatur pak ose është tejzgjatur.Ndërsa tek fëmijët përgjatë fëmijërisë së mesme mund të jete edhe si pasojë e frikës, ankthit, ndryshimit të mjedisit, mos përshtatjes sociale..

 

Si mund ta ndihmoj fëmijën tim në zbutjen dhe heqjen e këtij zakoni?

  • Zënia e duarve të bebit me lodra ose aktivitete të tjera për ta shpërqëndruar atë.
  • Përdorimi i një biberoni për foshnjën
  • Trajtim dentar ose psikologjik nëse fëmija e ka kaluar moshën 5 vjecare

Kujdes, përdorimi i metodave si lyerja e gishtave me substancë djegëse dhe qëndrimi tepër kritik i prindit mund të shkaktojnë trauma emocionale tek fëmija. Jini të kujdesshëm, mirëkuptues dhe tregohuni të duruar nëse keni menduar që ky proces po e dëmton përditshmërinë e fëmijës tuaj dhe po përpiqeni ta eleminoni këtë zakon.

 

 

 

Add Your Comment