Jeta intensive e ditëve të sotme bën që zakonisht partnerët të kalojnë pak kohë me njëri-tjetrin. Për këtë arsye është mirë që kur bëheni bashkë, të zhvilloni biseda cilësore, të cilat mund të gjenerohen nga pyetjet që i bëni partnerit. Më poshtë keni disa mënyra alternative se si të flisni me të, pa i thënë “Si kalove?”.
A dëgjove diçka interesante sot?
Nëse do të përsërisje sërish një pjesë të ditës së sotme, cila do të ishte?
Sa kafe pive sot?
Ndodhi ndonjë gjë sot që mendon se do ta kujtosh gjatë edhe pasi të kalojnë vite?
Bëre ndonjë foto sot? Çfarë fotografove?
Cilin aplikacion përdore më shumë sot në celular?
Mund të bëj diçka për të lehtësuar ngarkesën e ditës?
Ku do të doje të shkonim nëse do niseshim sot me pushime?
Si do i shpenzoje 500 dolalrë, nëse do kishe mundësi t’i fitoje sot?
The ndonjë gjë sot që nuk do të doje ta kishe thënë kurrë?
Çfarë bëre sot për t’u kujdesur për veten?
Pati ndonjë moment sot që u ndjeve i vlerësuar?
Nëse do të garantoje diçka për nesër, çfarë do të ishte?
Nëse do të ndërronim rolet nesër, çfarë këshille do të më jepje për ditën?
Çfarë të bëri për të qeshur sot?
Çfarë do të doje të kishe bërë më shumë sot?
Çfarë do të doje të kishe bërë më pak?
A po më dëgjon tani?