Sa fjalë duhet të thotë një fëmijë 2-vjeçar? Ja disa ide se cilat mund të jenë 50 fjalët e para të fëmijës tuaj. Nga Ertiola Lugji, logopede

Dëshironi të matni aftësitë leksikore të fëmijës tuaj?

Interesoheni për të zgjeruar fjalorin e të voglit tuaj?

Apo doni të merrni një informacion rreth fjalëve të para, që duhet të ketë vogëlushi juaj?

Në këtë postim, mund të shikoni një listë të 50 fjalëve të para, që përdorin në përditshmërinë e tyre fëmijët që sapo kanë filluar të shprehen. Nuk duhet të shqetësoheni nëse fëmija juaj nuk përmban të njëjtat fjalë si në këtë artikull, pasi kjo varet nga ambjenti rrethues, kontakti me familjarët dhe të tjerët, stimuluesit e ndryshëm, konteksti psiko-social, etj.

 

Duhet të dini se lejohen toleranca në keqartikulim gjatë viteve të para të jetës, madje ato janë krejt normale dhe të natyrshme. Më e rëndësishmja është që fëmija juaj duhet të ketë të paktën 50 fjalë deri në moshën 18 muajshe, me një tolerancë prej 3-4 muajsh vonesë. Nëse i vogli juaj nuk ka arritur të prodhojë fjalë deri në 21-22 muajsh, ky duhet të jetë momenti që t’i drejtoheni pediatrit të fëmijës, një logopedi ose neuropediatrit.

 

Le t’u hedhim një sy fjalëve të para (shënim: këto janë fjalët më shpeshtësinë më të lartë të përdorimit nga pjesa më e madhe e fëmijëve):

 

  1. Mami
  2. Babi
  3. Ha
  4. Pi
  5. Po
  6. Jo
  7. Hap
  8. Mbyll
  9. Ec
  10. Vrapoj
  11. Luaj
  12. Hidhem
  13. Prapë
  14. Bebi
  15. Lopa
  16. Peshku
  17. Pata
  18. Macja
  19. Qeni
  20. Qumështi
  21. Biskota
  22. Uji
  23. Luga
  24. Pjata
  25. Molla
  26. Banane
  27. Libri
  28. Topi
  29. Flluska
  30. Pema
  31. Dielli
  32. Këpuca
  33. Nxehtë
  34. Ftohtë
  35. Brenda
  36. Jashtë
  37. Lart
  38. Poshtë
  39. Të lutem!
  40. Faleminderit!
  41. Unë
  42. Ti
  43. Çkemi!
  44. Paçim!
  45. I madh
  46. I vogël
  47. Makina
  48. Krevati
  49. Syri
  50. Goja

 

Add Your Comment