Ndërkohe që burrat dhe gratë nuk kanë shumë dallime nga njëri-tjetri sa i përket shifrave të crregullimeve ke, ka disa crregullime të shëndetit mendor, ku ka diferenca gjinore të dukshme.
-Depresioni: Gratë kanë prirjen të vuajnë prej tij dy herë më shumë sesa burrat. Gjithashtu, ato drejtohen më lehtë tek specialisti dhe marrin trajtim më shumë sesa burrat.
-Skizofrenia: Burrat dhe gratë nuk kanë dallime në numër sa i përket skizofrenisë, por në rastin e burrave, crregullimi është më i rëndë.
-Vetëvrasja: Gratë kryejnë tentativa vetëvrasje 2-3 herë më shumë sesa burrat, ndërkohë që këta të fundit vetëvriten 4 herë më shumë sesa gratë.
-Crregullimi i stresit posttraumatik: Gratë e përjetojnë këtë crregullim 2 herë më shumë sesa burrat dhe simptomat janë më të ashpra tek to.
Shëndeti mendor ndikohet nga një sërë faktorësh, përvecse biologjikë dhe socialë; ekonomikë, kulturorë, racorë dhe kontekstualë.