15 mintua meditim, të vlefshme sa një ditë pushimi

Pushimet mbaruan? Nuk ka problem. Vetëm 15 minuta meditim në ditë kanë të njëjtin efekt si një ditë pushimi në emocionet pozitive që ngjallin, të tilla si mirënjohja dhe mirëqenia psikofizike e arritur. Dhe kjo ndodh edhe me ata që nuk kanë njohuri të veçantë për këtë praktikë. Kjo u zbulua nga një studim i kryer nga Christopher May i Universitetit të Groningen në Holandë dhe botuar në The Journal of Positive Psychology.

Stresi ulet

Në të kaluarën, studime të tjera kanë treguar se meditimi ka të njëjtat efekte si një pushim i shkurtër në drejtim të zvogëlimit të stresit dhe rritjes së humorit të mirë, por me këtë studim demonstrimi ishte edhe më efektiv. 40 të rinj u përfshinë dhe iu dhanë një CD për të medituar për 15 minuta në ditë për disa javë jo të njëpasnjëshme. Pastaj autorët gjurmuan në mënyrë sistematike të gjitha rastet kur pjesëmarrësit ishin në pushim nga detyrimet e tyre normale të punës të përditshme dhe më shumë. Në këtë mënyrë, studiuesit ishin në gjendje të matnin ndikimin që mund të kishte pushimi dhe 15 minutat e meditimit në kushte të veçanta si në emocionet pozitive ose negative, mirëqenien psikofizike, gjendjen e qetësisë.

Njësoj si të shkosh me pushime

Kështu, studiuesit kanë qenë në gjendje të verifikojnë se pesëmbëdhjetë minuta meditim janë të lidhura me efekte të ngjashme me ato të shkaktuara nga një ditë pushimi: ka një vetëdije më të madhe për veten dhe mjedisin, ndjen emocione pozitive dhe percepton një gjendje të dobishme relaksimi. Nuk keni pse të jeni një profesionist i specializuar i meditimit për të marrë këto rezultate, të cilat gjenden edhe tek fillestarët. Kjo dëshmon qartë se të gjithë mund t’i afrohen meditimit, në çdo moshë, dhe se edhe disa minuta në ditë mund të jenë të mjaftueshme për të pasur përfitime.

Ideale do të ishte të meditoni në mëngjes sapo të zgjoheni për ta përballuar ditën me vetëdije dhe qetësi; por edhe në çdo kohë tjetër, edhe gjatë punës, ndihmon në lirimin e tensionit dhe rifitimin e qetësisë mendore dhe vitalitetit fizik.

Add Your Comment