Nëse jeni prind i një fëmije në fazën e adoleshencës psikiatria, e diplomuar në psikologji klinike, Rosalba Trabalzini, jep disa këshilla lidhur me simptomat psikike që prindërit nuk duhet të nënvlerësojnë tek fëmijët e kësaj moshe.
Depresioni: fillon me një ndjenjë të vazhdueshme mërzie dhe humbje të interesit ndaj aktiviteteve, mendon dhe sillet negativisht. Fëmija mund të shfaqë edhe kriza të qarash, ndjenja faji, frustrim, lodhje dhe humbje të energjisë, mungesa në shkollë etj.
Shqetësimet në ushqyerje: fëmija mund të përdorë shpesh laksativë me preteksin se ka vështirësi në defekim. Kujdes me nënshtrimin ndaj dietave, kontrollin e përditshëm të peshës.
Varësitë: mos injoroni nevojën e theksuar për të bërë ose përdorur diçka, nervozizmin e tepruar.
Psikoza: përfaqësojnë të gjithë grupin e shqetësimeve mendore më enigmatike në evoluimin dhe ndërtimin e tyre, pa harruar edhe mënyrën e trajtimit të tyre. Mos nënvlerësoni: mendimet se diçka e keqe do t’i ndodhë familjes, ndjesinë e vazhdueshme se diçka apo dikush është duke i bezdisur (që në të vërtetë nuk po ndodh), ndjesitë e çuditshme në trup apo shtrembërime të realitetit, si edhe përgjigje jo shumë në sinkron dhe koherencë me çfarë po ndodh.