Emigrimi është një proces i vështirë që mund t’ju ndikojë emocionalisht dhe fizikisht. Sindroma e Uliksit është një çrregullim që përfshin shenjat dhe simptomat e pranishme tek emigrantët.
Emigracioni si dukuri ka ekzistuar që në kohët më të lashta. Por, studimet aktuale tregojnë se ka një incidencë më të lartë të sëmundjeve mendore në mesin e emigrantëve. Një sëmundje e tillë është sindroma e Uliksit.
Sindroma e Uliksit
Sot, studime të ndryshme kanë treguar se njerëzit që emigrojnë paraqesin nivele të larta stresi për shkak të kërkesave të ndryshme për të jetuar në një vend të huaj. Ata që emigrojnë ilegalisht vuajnë nivelet më të larta të stresit, për arsye të dukshme.
Ka katër aspekte që rrisin stresin emigrator dhe përkeqësojnë shëndetin mendor të njerëzve që vendosen në një vend tjetër:
• Gjendesh vetëm.
• Ndjen se ke dështuar.
• Përpjepja për t’u integruar në një shoqëri të panjohur
• Frika nga e panjohura
Simptomat kryesore të sindromës së Uliksit
• Ankthi
• Ndjenja faji
• Nervozizëm
• Pagjumësi
• Ndjenja izolimi
• Lodhje fizike dhe mendore
• Shtim apo humbje peshe
• Mungesë përqendrimi
Si mund të reduktojmë efektet e kësaj sindrome të pakëndshme?
Mësoni paraprakisht për kushtet e udhëtimit tuaj. Për shembull, sa kohë do të zgjasë, distanca, mjetet e transportit etj.
Njihuni me elemente të kulturës ku duhet të integroheni si gjuha, zakonet, ligjet, veshja, etj.
Mësoni për institucionet kryesore të vendit. Zbuloni se ku duhet të shkoni për të kryer procedurat e duhura administrative. Për shembull, vizat, regjistrimi, etj.
Nëse është e mundur kontaktoni me persona të tjerë që banojnë në atë vend.