Déjà vu

Déjà vu, ose ndjesia që kemi qenë më përpara në një vend të caktuar, apo e kemi përjetuar më herët të njëjtën ndjesi në të njëjtën formë, na ndodh të gjithëve. Por, ndryshe nga cfarë mendohet, kjo nuk ka të bëjë me elementë të parasë, ose thënë ndryshe, nuk është një fenomen që lidhet me të mbinatyrshmen, me supersticionet, apo me misterin dhe të pashpjegueshmen.

Déjà vu-ja njihet nga shkenca e së, e cila shpjegon se në thelb të saj qëndron lidhja e kujtesës dhe e ndjesive. Na duket sikur përjetojnë të njëjtin emocion, kur në fakt jemi në një vend apo kemi takuar dikë, që ka ngjashmëri me një episod që i përket të kaluarës. Ajo që realisht ndodh, është që thjesht na rivjen në kujtesë ndjesia e ngjashme, por ne “gënjehëmi”, duke menduar që e kemi jetuar më parë atë fragment jete.

Në thelb, déjà vu është ngushtësisht e lidhur me kujtesën, është një kujtim i cili nuk arrin të dalë i plotë në sipërfaqe, nuk arrin të jetë plotësisht i gjallë për ne, por na rikthehen vec ndjesitë. Pra, nqs shkojmë për pushime në një vend bregdetar ku nuk kemi qenë asnjëherë më parë dhe aty përjetojmë déjà vu mbi ndjesinë e mirë që na fal ky vend, me shumë gjasa ai mjedis është i ngjashëm me një tjetër që këmi qenë për pushime kur ishim të vegjël psh. Kështu, mendja jonë ka bërë një lidhje mes një peisazhi apo natyre të caktuar, me ndjesitë e këndshme të qetësisë së pushimeve, lidhje kjo, që gjendet në kujtesën tonë. I vetmi dallim në rastin e déjà vu-së është që, në castin që biem sërish në kontakt me vendin e ngjashëm, nuk jemi dhe aq të ndërgjegjshëm për këtë kujtim, por vetëm për ndjesinë dhe përshtypjen që e shoqëron.

Kjo sigurisht që nuk ndodh vetëm me vendet, por me njerëzit, marrëdhëniet, përvojat, punët. Déjà vu është e lidhur pra me kujtesën, në vecanti atë biografike, pra me ndodhitë personale të jetës tonë.

Për nga natyra që ka, déjà vu është një fenomen i ngjashëm me atë që e quajmë “e kam në majë të gjuhës”, pra kur e dimë dicka, e dimë që e dimë, por nuk arrijmë ta kujtojmë në atë cast.

 

 

Add Your Comment