Gjetja e Elementit, brenda vetes, është e rëndësishme për të zbuluar dy gjëra: çfarë jemi në gjendje të bëjmë, realisht, si dhe kush jemi.
Fillimisht duhet theksuar se Elementi është një çështje shumë personale. Ka të bejë me veten tonë dhe me njerëzit që njohim dhe që kanë rëndësi për ne.
Elementi është term i cili përdoret për të përshkruar pikëtakimin e gjërave që duam të bëjmë, me gjërat për të cilat jemi të mirë t’i bëjmë. Është shumë e rëndësishme që secili prej nesh të gjejë Elementin e tij, jo thjesht sepse na ndihmon të ndihemi të plotësuar , por sepse ndërkohë që bota është në evolucion të vazhdueshëm, e ardhmja e institucioneve që kemi si edhe e grupeve sociale që u përkasim, varen tërësisht nga vetë ne.
Është e rëndësishme të përpunojmë një vlerësim të ri për rëndësinë që ka ushqimi i talentit njerëzor, së bashku me atë të të kuptuarit se si talenti shprehet në mënyra të ndryshme në individë të ndryshëm.
Ku mund të përmendim një shembull:
Një nxënës në shkollë mund të ketë shumë nota të ulëta, detyrat i dorëzon me vonesë, shkrimin mund ta ketë të keq dhe rezultatet në teste nga më të dobët.
Por ky nxënës, kur frekuentoi shkollen e baletit cdo javë, pati shumë rezultate të larta, u pranua në audicionet e “Shkollës së Baletit”. Më pas aktivitetet u shtuan, përformonte në shfaqe të ndryshme dhe në fund formoi kompaninë e tij.
Pra kemi nevojë të sigurohemi që të gjithë njerëzve u jepet mundësia të bëjnë atë që duhet të bëjnë, të zbulojnë Elementin që gjendet brenda tyre nga vetë ata, sipas mënyrës së tyre.