Çfarë është hiperprindërimi; kur kujdesi i tepërt dëmton? Nga Lorela Garuli

Eshte fjala per nje stil prinderimi qe karakterizohet nga kujdesi, meraku dhe kontrolli i tepert nga nena apo babai drejt femijeve.

Pasoja kryesore negative e ketij stili edukimi dhe prinderimi eshte pengesa qe krijon ne zhvillimin e autonomise, pavaresise, vetefunksionimit qe jane aspekte aq te rendesishme per mirerritjen e femijes.

〰️〰️〰️

Ka disa lloje prinderish “hiperprinderues”, te cilet renditen me poshte dhe emertimet jane metaforike:

🔶Helikoptere: Ata qe jane vigjilente dhe kontrollues te cdo levizjeje te femijes ne cdo rast e cast.

🔶Pastruesit e debores: Ata qe fshijne cdo veshtiresi dhe pengese nga jeta e femijes, ne menyre qe ta kene te lehte cdo gje, por qe ne fakt prodhojne femije te paafte per te zgjidhur problemet kur rriten e qe frustrohen shume lehte.

🔶Tigra: Kerkojne persosmerine ne cdo detaj te jetes se femijes, duke prodhuar shume ankth, frike nga gabimi dhe pakenaqesi ndaj vetes.

🔶Axhenda: Ata qe veprojne si “asistente” te femijeve te tyre, duke i bere gati gjithcka e duke mos i lene te lodhen apo sprovohen.

🔶Bodyguard: Ata qe jane hipermbrojtes dhe hiperperkujdeses, i dalin ne mbrojtje perhere edhe kur femija dukshem nuk ka te drejte.

🔶 Maxhordome: Ata qe permbushin cdo kerkese te femijes ne menyre te menjehershme, prinderit qe nuk thone kurre “jo”

🗯Sigurisht qe qellimi i ketyre prinderve eshte shume i mire, nisen nga siguria e femijeve te tyre dhe duan t’i mbrojne, por ne fakt rezultati eshte i demshem sepse femija rritet i pazoti per te zhvilluar vete mekanizmat per t’u perballur me frikerat dhe problemet e veta.

Keto stile prinderimi sjellin:
✅Mungese pjekurie emocionale dhe aftesi socializimi
✅Veshtiresi per te ekuilibruar emocionet e veta, ankth me te larte
✅Ide dhe pritshmeri te gabuara te vetes (qe meriton te gjeje gjerat gati, te kete perhere te drejte)

❤Hiperprinderimi e demton femijen, ashtu sic e demton dhe abuzimi emocional apo neglizhenca. Disa gjera qe prinderit mund te kene parasysh lidhur me kete teme jane:

🌟Mos kufizoni mundesine qe kane femijet per te mesuar nga gabimi dhe deshtimi- lerini te “bien ne menyre qe te mesojne te ngrihen vete”

🌟Ndihmojini te mesojne te kontrollojne emocionet e veta dhe te menaxhojne zemerimin, frustrimin dhe frikerat, ne menyre qe te fitojne vete-kontroll e jo te kene zgjidhje te gatshme per gjithcka.

🌟Nese i jepen perhere zgjidhje te gatshme, femija nuk fuqizohet por perkundrazi, do te brendesoje idene se nuk di dhe do te zhvilloje varesi nga prindi apo figura te tjera. Nese lihet i lire te perballet ne menyre te shendetshme me jeten dhe prindi eshte aty si mbeshtetje, i behet nje dhurate e madhe per personalitetin e tij; rritet me vetebesim e duke qene i pergjegjshem.

Add Your Comment