Nga Lorela Garuli
Të shkruarit është veprimtaria me anë të së cilës materializohet dhe merr formë mendimi. Shkrimi është një formë komunikimi dhe si i tillë dallon në individë të ndryshëm, ku bashkë me gjuhën e folur përbëjnë mënyrat kryesore të komunikimit joverbal.
Megjithatë, të shkruarit dallon cilësisht nga gjuha e folur; si për nga forma e të shprehurit ashtu dhe për nga përmbajtja. Duke qenë se është një veprim që kryhet në mënyrë më individuale, ajo që shprehet nëpërmjet shkrimit, priret të jetë më refleksive dhe e mirëmenduar. Si i tillë, shkrimi kërkon bashkërendimin e një sërë aftësish, që prej zotërimit të një baze të konsiderueshme fjalësh, njohjes së gjuhës, përvetësimit të rregullave sintaksore e morfologjike, e deri tek aplikimi i shkathtësive grafike dhe lëvizjeve motore.
Të shkruarit është një proces i mësuar, i qëllimshëm dhe i vetëdijshëm, i cili i drejtohet të tjerëve për t’i komunikuar dicka. Duke qenë se në shumicën e rasteve të shkruarit nuk i drejtohet vetes, do të thotë që detyrimisht ai ka karakter përzgjedhës, ku duhet të kontrollohen idetë e mendimet.
Për këtë arsye, shumë fëmijë kanë nevojë për ndihmë apo për të ushtruar më shumë shprehitë e të shkruarit.
Në vijim gjeni disa ide, shumë praktike, ndihmuese dhe njëkohësisht argëtuese për ta, sesi mund të zhvillohet komunikimi i shkruar dhe strukturimi i mendimeve nëpërmjet të shprehurit original:
- Shkruaj një vjershë që di
- Shkruaj një përrallë
- Shkruaj tekstin e një kënge
- Përshkruaj një peisazh
- “Intervisto” personazhin tënd të parapëlqyer
- Krijo një reklamë për një produkt të caktuar
- Shkruaj rregullat e një lojë
- Shkruaj një recetë
- Gjej fjalë që rimojnë me njëra-tjetrën
- Krijo një menu restoranti