Menaxhimi i stresit dhe ankthit në kohën e pandemisë. “Të fokusohemi tek ajo që mund të kontrollojmë”, nga Jona Hila, psikologe.

Për të gjithë ne është e vështirë përballja me situatën e pandemisë, ku nga ritmet e shpejta që kishim krijuar dhe mësuar, tani duhet të përballemi me të qëndruarin në shtëpi dhe brënda një hapësire të caktuar. Për cilindo, përjetimet gjatë kësaj faze janë individuale dhe shumë personale. Shumë thelbësore është të krijojmë dhe ruajmë një rutinë ditore, duke planifikuar aktivitete që mund të bëjm në shtëpi, qofshin këto aktivitete lidhur me punën, ose aktivitete argëtuese, sportive dhe edukuese.

Më poshtë do të gjeni disa mënyra për të menaxhuar stresin dhe ankthin në këtë situatë.

1. Informohuni por mos u fiksoni në dëgjimin e vazhdueshëm të lajmeve!

Është e mirë të informoheni rreth të rejave ose këshillave që mund të jepen rreth kësaj pandemie, por gjithmonë kontrolloni në burime të sigurta dhe të besueshme.

Limitoni kohën që shpenzoni në telefon dhe në rrjetet sociale, pasi kohëzjatja ndikon në rritjen e stresit dhe emocioneve negative.

Qëndrimin në media sociale mund ta përdorni në një orar të caktuar, në mënyrë që të mos ndjeheni të konsumuar dhe të ndjeni sikur e keni shpenzuar kohën kot

Tregoni kujdes në shpërndarjen e informacionit, pasi një informacion jo i besueshëm do të ndikonte në rritjen e stresit dhe përhapjen e panikut.

2. Fokusohuni në gjërat që ju mund të kontrolloni!

Ka shumë gjëra që nuk janë në kontrollin tonë si p.sh sa kohë do të zgjasë pandemia, mënyra se si njërëzit e tjerë sillen dhe kjo na bënë nervoz hera-herës, por këtë ne nuk e kontrollojmë dot.

Gjërat që ne mund të kontrollojmë janë:

– Mbajtja e higjenës personale;

– Mënyra e organizimit të ditës sonë;

– Koha e shpenzuar në telefon apo rrjete sociale;

– Ndjekja e këshillave nga autoritetet;

– Mënyra e të menduarit;

– Mënyra e ushqimit;

– Sasia e gjumit që në këtë kohë këshillohet të pushojmë sa më shumë.

3. Mbani lidhjet me familjarët, shoqërinë!

¨ Mbani kontaktet me të tjerë, pasi izolimi dhe vetmia mund të rrisin nivelin e stresit dhe të ankthit.

¨ Merrni iniciativën të vendosni ju kontakte me shok/shoqe që janë pak më të tërhequr dhe jo shumë të shoqërueshëm. Kështu i ndihmoni dhe ata për ta supeuar sa më mirë këtë situatë.

¨ Media sociale është pozitive në këtë situatë pandemie, por gjithmonë duke mos kaluar shumë kohë në të. Mund të bëni opsionin ‘’fikur’’ për poste ose lajme që ju mendoni se po ekzagjerohen ose nuk janë të vërteta.

¨ Mos flisni vetëm për temën e coronavirus-it. Është shumë e rëndësishme të shkëputemi pak nga mendimet dhe momentet stresuese. Përpiquni të flisni rreth filmave, muzikës, artit dhe çdo gjë tjetër që është pozitive.

4. Kujdesuni për trupin dhe mendjen!

¨ Jini të sjellshëm me veten dhe mënyrën se si përballoni situatat e stresit. Nuk jeni vetëm ju, të gjithë gjendemi në të tillë situate dhe hera-herës mund edhe të mbireagojmë.

¨ Mbani një rutinë ditore. Këtë e keni lexuar shumë herë por është shumë e rëndësishme mbajtja e rutinës, pasi ul nivelin e stresit dhe ju ndihmon për të pasur ndjenjën e normalitetit.

¨ Bëni aktivitete që ju pëlqejnë- shifni filma, seriale, lexoni libra, dëgjoni ose luani muzikë, mund të organizoni dhe luajtjen e muzikës në grupe virtuale, merruni me vizatim, piktura, mund të mësoni një pjestar tjetër të familjes atë çka ju dini.

¨ Ndihmoni pjestarët e tjerë të familjes, në punët e shtëpisë ose edhe në krijimin e një rutine për ta.

¨ Ndihmoni motrat ose vëllezërit me detyrat e shtëpisë dhe mësimin online nqs kanë vështirësi. Të ndihmosh të tjerët ndihmon në mirëqënien e shëndetit tonë mendor.

5. Organizo çfarë mund të bësh!

¨ Shkruajini shqetësimet specifike se si coronavirusi mund të prish jetën tuaj.

¨ Bëni një listë me të gjitha zgjidhjet e mundshme që mendoni në ato momente. Përpiquni që të mos u përqëndroni shumë të gjetja e “zgjidhje perfekte”. Shkruani çfarë që ju vjen ndërmend në atë moment.

¨ Fokusohuni në gjëra konkrete që mund të zgjidhni, dhe jo në situata që nuk janë në kontrollin tuaj. Kujtohuni për situatat që ne mund të kontrollojmë.

¨ Pasi keni vlërësuar të gjitha mundësitë me zgjidhjet e mundshme tuaja, atëherë filloni përgatitjen e një plani. Do të keni një plan në momentin që mund t’ju nevojitet dhe do jeni të përgatitur.

Përgatiti: Jona Hila

Psikologe shkollore, Psikoterapiste

Add Your Comment