Ardhja e djalit tim ne jete solli me vete edhe nje lum idesh te bukura. Memesia ndryshoi shume nga projeksionet qe kisha per te ardhmen deri ne ate cast. Nisa nje website me emrin “Balonat”, si dhe faqen ne instagram. Balonat, si femijet, plot me ngjyra, qe ngrihen lart e fluturojne drejt deshirave, por mbajtur e drejtuar nga nje fill, qe ndihmon per nje fluturim te larget. Njejte eshte edhe kjo faqe, e cila i ofron femijeve informacione, kuriozitete, lajme te interesit te tyre, receta qe mund t’i pergatisin ne shtepi me prinderit dhe keshilla per nje jete te shendetshme. Ky ishte fillimi i shume ideve qe vinin njera pas tjetres. Mes tyre edhe “Ditari i Balonave”. Nje ditar shume i vecante, i pari i ketij lloji ne vendin tone, i cili vjen ndryshe nga ditari klasik i mbajtjes se kujtimeve.
Ditari i balonave eshte nje ditar per femije te moshes 6-12 vjec. Plot 30 dite te cilat jo vetem ruhen me shenime nga vete femija, por edhe mbushen me aktivitet. Ky ditar ofron hapesiren e ruajtjes se momenteve te bukura te dites, ngjarjeve kryesore, dhe i ve theks perdorimit te fjaleve magjike. Gjithashtu cdo dite ka nje shprehje motivuese, per te frymezuar perdoruesin e saj te jete kerkues, enderrimtar, punetor, i suksesshem, i sjellshem. E vecanta e “ditarit te balonave” qendron tek ofrimi i temave per diskutim me familjen si dhe sfides ditore. Keto kane si qellim rezervimin e nje pjese te dites vetem per familjen.
Qellimi i tyre eshte te nxisin komunikimin mes anetareve te familjes, per t’i kushtuar njeri-tjetrit kohe gjate 24 oreshit tone, mes fluksit dhe vrullit te dites. Sfidat jane sa argetuese, aq edhe edukuese. Ato me permbajtjen e tyre synojne qe femijet te provojne veten ne disa aktivitete apo veprime te cilat quhen ndryshe zakone te mira. Ditari i sfidon te mos perdorin celularin, te mbjellin nje lule, te konsumojne fruta apo te kujdesen per gjysherit. Nje larmishmeri bisedash dhe sfidash ne 30 dite.
Po ashtu, cdo 5 dite, ofrohet nje ide shperblimi per perkushtimin si dhe nje faqe ngjyrosjeje, si nje aktivitet me efekte te shkelqyera tek femijet. Shperblimi eshte jo material, por afron femijen me teatrin, cirkun, apo librat.
Ditari i balonave eshte nje zgjedhje ideale per te mbledhur familjen bashke, per te zbuluar boten e femijeve tane, per t’i nxitur ata te shfaqin mendimet dhe imagjinaten e tyre te pakufishme.