Cilat janë zakonet e njerëzve të palumtur?

Në momentin që në jetën tonë nuk ka probleme dhe duket se gjërat janë deri diku të ekuilibruara me njëra-tjetrën është e lehtë të ndihesh i lumtur. Por në jetë mund të ketë edhe momente kur duket se disa gjëra nuk shkojnë në mënyrën e duhur dhe për pasojë mund të ndiheni disi të shqetësuar apo edhe të palumtur. Mbani mend se përgjegjës për lumturinë tuaj jeni vetëm ju, prandaj nëse e gjeni veten duke bërë disa nga veprimet e mëposhtme, duhet të filloni të përqëndroheni në më tepër anë pozitive që ka jeta.

7 zakonet e njerëzve të palumtur

1. Janë tepër kritikues. Zakonisht ata që kanë patjetër një kritikë për të thënë për gjithçka e për këdo, nuk janë aspak të lumtur me veten e tyre.
2. Mbajnë mëri. Mëria që mbani ndaj të tjerëve, në fakt ju dëmton vetëm ju Çfarëdo që t’ju kenë bërë, falini edhe nëse s’ua kërkojnë diçka të tillë, sepse të mirën ia bëni vetëm vetes suaj. Hiqni një barrë të madhe.
3. Ankohen vazhdimisht. Të gjithë kanë probeme dhe mudnt ë ankohen për to. Por një person që vetëm ankohet, pa bërë përpjekje për t’oi ndryshuar ato që nu ki pëlqejnë, është shumë i palumtur.
4. Bëjnë thashetheme. Njerëzit e palumtur e kalojnë përqendrimin nga vetja, tek të tjerët, duke u marrë me jetët e tyre.
5. Kanë shumë pendesa. Veprimet e gabuara të së kaluarës i ndjekin këta njerëz dhe ju shkaktojnë stres kronik.
6. I zmadhojnë problemet. Në momentin që këta persona janë përballë një problemi kanë tendencën ta bëjnë atë të duket më i ekzagjeruar.
7. Shqetësohen për të ardhmen. Këta persona shqetësohen për paratë, shtëpinë, familjarët, shkollimin e fëmijëve etj. E heqin vëmendjen nga e tashmja, dhe nuk kanë aspak besim që gjërat do të shkojnë mirë.

Add Your Comment