Këshilla për introvertët, si të ndihen më mirë e të menaxhojnë stresin

Introvertët shpesh keqkuptohen në shoqërinë tonë. Ata përjetojnë stres në situata të caktuara që përjetohen si emocionuese për shumë ekstrovertë.

Për shkak se introvertët dhe ekstrovertët mund ta përjetojnë jetën disi ndryshe (dhe shoqëria jonë priret të jetë më e orientuar drejt esktrovertëtve), introvertët mund të përfitojnë nga disa strategji të menaxhimit të stresit që përshtaten me natyrën e tyre më të qetë.

Praktikoni meditimin. Meditimi ju ndihmon të menaxhoni më mirë stresin, edhe në periudha afatshkurtra.
Hidhni mendimet në letër. Shkrimi është një mënyrë e shkëlqyer për të përpunuar emocionet tuaja ose për të trajnuar mendjen tuaj për t’u përqëndruar në gjërat pozitive.
Organizoni hapësirën tuaj. Introvertët duan të kenë një hapësirën e tyre, një vend për të shkuar dhe për të rkikarikuar. Nëse hapësira juaj është kaotike, kjo bëhet më e vështirë.
Shprehni mirënjohje. Shprehja e mirënjohjes për njerëzit në jetën tuaj (apo të mirave në jetën tuaj) mund të sjellë përfitime për rritjen e kënaqësisë suaj dhe forcimin e kënaqësisë së marrëdhënieve tuaja.
Zhvilloni optimizmin. Përpiquni t’i vlerësoni anën pozitive gjithçkaje. Kjo do të ndihmojë menaxhimin e stresit tuaj.
Njihni limitet tuaja dhe respektojini ato. Është shumë e rëndësishme të njihni kufijtë tuaj dhe të zgjidhni aktivitetet tuaja në mënyrë që të mos e shtyni veten shumë larg.
Praktikoni vetë-mirëmbajtjen. Të jesh i butë me veten, si dhe me të tjerët, dhe ndërtimi i dhembshurisë me praktikat si meditimi mund të ndihmojë me të vërtetë.

Add Your Comment