Mirëpo, përmes disa praktikave të thjeshta ne mund të mbajmë nën kontroll ndjeistë negative, në mënyrë që të bëjmë jetë më të paqtë.
Pesë mënyra për të mbajtur nën kontroll stresin:
1. Fillojeni ditën me fjalë e mendime pozitive. Përpara se të ngriheni në mëngjes, mendoni që dita do jetë e bukur, që ju ndiheni mirë etj.
2. Kontrolloni frymemarrjen. Kudo që të jeni: në shtëpi, punë, makinë, përqendrohuni te frymëmarrja juaj. Thithni dhe nxirrni ajrin qetësisht.
3. Bëni aktivitet fizik. Pavarësisht formës që zgjidhni, palestër, ecje, vrap, e rëndësishme është të mos qëndroni në pasivitet.
4. Shkruajini ato që ndjeni. Në këtë mënyrë ju përpunoni atë që keni në mendjen tuaj, e shihni atë me një pamje tjetër dhe mund të dilni dhe të vazhdoni.
5. Organizohuni. Mbani tavolinën dhe çantën tuaj të pastër dhe të organizuar. Bëni një listë të qëllimeve që doni të përmbushni në plan ditor e javor.