Nënat narcisiste, 4 sjellje ku mund t’i dalloni

Përgatiti Yll Avdijaj
Një nënë narcisiste nuk e përjeton fëmijën e saj si një qenie njerëzore të veçantë; ajo e sheh fëmijën si një zgjatim të vetes, gjë që krijon dëme të thella emocionale që shpesh vazhdojnë edhe në moshën e rritur.
Ja si duken realisht këto sjellje:
1. Kërkon kontroll të tepruar
Një nënë narcisiste ka nevojë për kontroll që të ndihet e sigurt dhe e fuqishme.
Ajo mund të kontrollojë vendimet, emocionet, pamjen, marrëdhëniet apo rrugën e jetës së fëmijës së vet.
Pavarësia për të ndihet si tradhti.
2. Krijon Dramë & Konflikt
Qetësia e bën të ndihet jo rehat.
Ajo ushqehet me kaos, reagime emocionale dhe tension, sepse kështu vëmendja mbetet tek ajo.
Kjo shpesh e lë fëmijën ankthioz, hipervigjilent dhe emocionalisht të rraskapitur.
3. Nuk lejon Kritika
Çdo feedback, sado i butë përjetohet si sulm. Ajo mund të mohojë, të devijojë fajin, të gaslight-ojë, të shpërthejë në zemërim ose të luajë rolin e viktimës. Fëmija mëson të heshtë për të mbijetuar.
4. Thekson dështimet e fëmijës
Gabimet nxirren në pah, arritjet minimizohen, injorohen ose bëhen për veten e saj. Kjo krijon vetëdyshim kronik, turp dhe bindjen se dashuria duhet fituar.
Ndikimi tek fëmija
Fëmijët e nënave narcisiste shpesh rriten në të rritur që:
• Kanë vështirësi me vendosjen e kufijve
• Frikësohen nga përballjet
• Shpjegojnë tepër ose bëhen people-pleasers
• Ndihen përgjegjës për emocionet e të tjerëve
• Kanë vështirësi të besojnë tek vetja
Shërimi Fillon me Vetëdije
Emërtimi i këtyre sjelljeve nuk ka të bëjë me fajësimin por me kuptimin. Kuptimi sjell qartësi. Qartësia sjell zgjedhje. Dhe zgjedhja sjell shërim.
Aminah Anthony
“Rikuperim nga Abuzimi Narcisist, Shërim i Fëmijës së Brendshëm”