Nocioni qendror në të gjitha qasjet kognitiv-bihejviorale është se nuk janë ngjarjet në vetvete, por supozimet, pritjet dhe interpretimet e personit për ngjarjet, të cilat janë përgjegjëse për prodhimin e emocioneve negative (Beck & Emery, 1985; Clark, 1989). Praktiviteti kryesor terapeutik i kësaj psikoterapie qëndron në punën me trinomin: mendim-emocion-sjellje. Mendime të caktuara shkaktojnë emocione të caktuara e në përgjigje…
Meta-analiza e re e provave të fundit të CBT tregon efekte të mëdha në trajtimin e depresionit. CBT ka qenë një trajtim “standard i artë” për depresionin për dekada të tëra. Një meta-analizë e re tregon se efektet e CBT për depresionin mbeten të forta. U vunë re gjithashtu efekte pozitive në çështje të lidhura si gjumi dhe cilësia e…
Suksesi i trajtimeve psikologjike varet kryesisht nga mënyra se si zhvillohet marrëdhënia terapeutike midis pacientit dhe psikologut. Është e qartë se themeli i kësaj marrëdhënieje është besimi. Falë tij, pacienti mund të zbulojë përvojat e tij dhe çfarë është e rëndësishme për të. Mirëqenia e pacientit varet nga mënyra se si specialisti përdor informacionin e marrë gjatë konsultimit. Kjo është…
Përgatiti Wendy Mema “Psikoterapitë e gjeneratës së tretë” janë një grup i larmishëm formash të reja të psikoterapisë që janë zhvilluar gjatë 20 viteve të fundit. Ndër këto psikoterapi përfshihen Acceptance and Commitment Therapy (ACT), Dialectical Behavior Therapy (DBT), Terapia Metakognitive, Schema Therapy dhe të tjera. Këto forma të psikoterapisë quhen “psikoterapi të valës së tretë”, sepse përfaqësojnë një…
Nga Pashako Xhafa, Psikologe Klinike Trauma e fëmijërisë nuk është gjithmonë një ngjarje e madhe, e qartë, apo një moment i vetëm. Shpesh, ajo është një seri përvojash të vogla, të përsëritura, që na kanë mësuar të mbijetojmë duke u përshtatur. Pse ndihesh i detyruar të shpjegohesh më tepër, nga frika mos të keqkuptojnë? Pse të kap ankthi…
Ndër teknikat që nuk rekomandohen për trajtimin e disortografisë, janë: o Diktimi o Të kopjuarit e një teksti o Lista fjalësh Diktimi Mund të jetë një mënyrë efikase për të vlerësuar shkrimin e fëmijëve, por jo një mënyrë e mirë për të trajtuar vështirësitë. Diktimi thjesht do të nxiste gabimet në të shkruar në rastet që fëmija atë gabim po…
Ka disa faktorë që duhen marrë parasysh apo duhen përjashtuar përpara se të nisë procesi i vlerësimit dhe të bëhet diagnoza e ndonjë prej crregullimeve të të nxënit. 1. Fillimisht duhet kuptuar nëse vështirësitë që fëmija shfaq janë pjesë e natyrshme e ciklit shkollor dhe e fazës që e shoqëron atë apo janë tregues të mundshëm të ndonjë crregullimi në…
Mariglena Muci, pedagogji e specializuar Shpeshherë, në jetën e përditshme, dëgjojmë se arti dhe muzika kanë fuqinë për të shëruar. Ato janë përdorur që në lashtësi, për të ndihmuar në trajtimin e problemeve të ndryshme shëndetësore. Edhe në ditët e sotme, studiuesit theksojnë rëndësinë e artit, në trajtimin e problemeve shëndetësore apo përmirësimin e gjendjes së rënduar të shumë…
Nga Sidorela Ymeri, Aba Center Child Therapy Ndërhyrja e hershme intensive, thuhet, është çelësi i “rezultateve optimale” për fëmijët me autizëm. Pse duhet të ndërhyjmë herët? Sepse në tre vitet e para, mendja dhe truri zhvillohen me shpejtësi të madhe. Kjo periudhë është mjaft kritike për ecurinë e “gurëve kilometrike/themeltarë” të zhvillimit në marrëdhëniet sociale, në komunikim dhe në të…
Zbulimi i autizmit në një moshë të hershme dhe marrja e masave në kohë përpara se fëmijët të jenë dy vjeç e gjysmë mund të bëjë një ndryshim të madh. Sipas një studimi të kryer nga ekspertët e Universitetit izraelit Ben Gurion të Negevit dhe i botuar në revistën “Autism”, në fakt, një diagnozë neonatale rrit tre herë shanset që…
