PO TE GJUAJTI, GJUAJI DHE TI! – Cili është qëndrimi që duhet të mbajmë përballë konflikteve fizike të fëmijëve? Nga Lorela Garuli

PO TE GJUAJTI, GJUAJI DHE TI! – Cili është qëndrimi që duhet të mbajmë përballë konflikteve fizike të fëmijëve

“Sot nje shok me gjuajti kur po luanim!”
“Po ti cfare bere?”
”I thashe mesueses.”
“Heres tjeter pot e gjuajti, gjuaji edhe ti! Ke per ta pare qe pastaj do te mendohet 2 here!”
“Po atehere mesuesja do te me qortoje edhe mua.”
“Ska gje, thuaji qe te tha mami/babi. Po pati ndonje gje, te flase me mua.

Kujdes!
Ne te rriturit jemi pergjegjesit per te orientuar veprimet e femijeve dhe kete mund ta bejme sipas 2 menyrave: nga zemerimi dhe nga reflektimi.
Nga zemerimi eshte kur e keshillojme femijen “te ktheje” sjelljen jo positive te shokut/shoqes. Eshte shume e natyrshme te zemerohemi kur dikush na ben dicka pa te drejte, por te mesojme femijen te veproje mbi bazen e inatit ka gjithashtu nje sere pasojash negative.
Jo vetem qe nuk e zgjidh problemin, por e ben edhe me te madh sepse kunderpergjigjja me dhune do te vazhdoje edhe nga pala tjeter. Ne nje plan afatshkurter, kjo qasje ushqen egon e femijes dhe te prindit, por ne plan afatgjate po i meson femijes te zgjidhe problemet me dhune!

Keshtu, femija do te mesoje se nepermjet agresivitetit do te fitoje nje lloj dominimi te pashendetshem dhe artificial perballe te tjereve, element qe sigurisht do te pasqyrohet ne marredheniet e tjera te ardhshme.
Kjo shpjegon shpeshhere se pse viktimat kthehen ne dhunues; cikli frike-agresivitet eshte i rrezikshem!

Nderkohe, nga reflektimi behet e mundur qe niveli i zemerimit te ulet dhe femijet te brendesojne nje forme pergjigjeje me te shendetshme. Ne plan afatgjate, femijet do te mesojne te kerkojne burime per zgjidhjen e konfliktit dhe qe komunikimi eshte celes shume i rendesishem kur vjen puna per situatat e veshtira. Vetebesimi i tij do te zhvillohet shendetshem kur te shohe se arrin te zgjidhe problemet pa lenduar askend. Njekohesisht, nese nxitet t’i kerkoje ndihme mesueses apo kujtdo te rrituri tjeter pergjegjes ne kontekstin e caktuar, mesohet te respektoje dhe rregullat e institucionit ku ndodhet.

Add Your Comment