Sipas udhëzimeve ndërkombëtare lidhur me shëndetin e fëmijve, këshillohet që ata të kryejnë 60 minuta aktivitet fizik të moderuar në ditë. Kjo mund të tingëllojë shumë e vështirë për prindërit, por nuk bëhet fjalë për ushtrime intese siç mund të përytyrohen ato në plasestër. Ushtrimet fizike mund të jenë edhe zbavitëse, argëtuese, qoftë edhe duke kërcyer me mzuikë në sfond, apo duke bërë një lojë me vrap.
Katër këshilla si t’i inkurajoni fëmijët të kryejnë akivitet fizik
Bëhuni shembull për ta
Si në gjithçka tejtër, edhe në aktivitetin fizik, fëmijët mësojnë shumë më tepër nga ajo që ju shikojnë të bëni sesa nga ato që u thoni. Nëse ju tregoni përmes shembullit tuaj një disiplinë lidhur me ushtrimet fizike, të tillë frymë do të kenë edhe fëmijët. Gjithashtu kjo mund të shërbejë edhe si një kohë cilësore e kaluar me njëri-tjetrin.
Inkurajojini fëmijët
Krijoni një atmosferë pozitive dhe inkurajojeni fëmijën tuaj të merret me një sport apo thjesht të krijojë një rutinë ushtrimesh fizike. Merrni pjesë në eventet e tyre sportive dhe mos harroni të shprehni mbështetjen tuaj për ta, pavarësisht rezultatit që arrijnë.
Bëjeni një kohë zbavitëse
Ushtrimet fizike mund të zhvillohen në formën e një loje apo të vendosni pak muzikë dhe thjesht të kërceni. Jepuni fëmijëve lodra apo pajisje të cilat kërkojnë që fëmija të vrapojë, dhe në këtë mënyrë ai do të jetë duke u stërvitur fizikisht, duke luajtur dhe duke u zbavitur.
Minimizoni kohën përpara ekranit
Të gjithë prindërit duhet të limitojnë kohën që fëmijët kalojnë përpara televizorit apo pajisjeve të tjera teknologjike. Por sigurohuni ta bëni në mënyrë të tillë që të mos i mërzitni fëmijët, pra jo në mënyrë drastike, kur fëmija po ndjek diçka që e pëlqen shumë. Përcaktoni një kohë kur u lejohet përdorimi i teknologjisë dhe respektojeni atë.