Pesë aktivitete me fëmijët për të shmangur diellin përvëlues të verës

Pushimet verore përfaqësojnë një periudhë shumë të dashur e argëtuese për fëmijët. Mënjanjimi i detyrave shkollore, shkëputja nga angazhimet, i drejton ata tek loja dhe kënaqësitë që ofron vera. Por, si prindër ju duhet të kujdeseni që përveçse të argëtohen, fëmijët të jenë të mbrojur nga rrezatimi i dëmshëm i orëve të drekës. Për këtë, mund ta organizoni ditën e fëmijës në mënyrë të tillë që aktivitetet më argëtuese të jenë të përqendruara gjatë orëve që nuk përbëjnë rrezik nga rrezet e dëmshme.

Pesë aktivitete për t’i mbajtur fëmijët larg diellit përvëlues:

1.Shëtitje me biçikleta në mbrëmje. Ofron argëtim, i mban aktivë fizikisht dhe shmang daljen në orët e pikut të vapës.
2. Kamping. Nëse i keni mundësitë financiare (ka edhe kampe që kushtojnë pak) dërgojin ifëmijët në kampe ditore ose me gjatë, ku e kanë të gjithë kohën të organizuar nga personat përgjegjës.
3.Vendosni një enë me ushqime për zogjtë. I nxehti i diellit është njëlloj i bezdisshëm, si për njerëzit, ashtu edhe për kafshët apo shpendët. Kjo është një mënyrë që të mësoni fëmijën të ndiejë keqardhje dhe të dhurojë
4.Piknik në park me pemë. Një moment i mirë për të shkuar në një park është gjatë pasditeve. Bëni disa ushqime të shijshme dhe merrini me vete.
5.Not. Noti është aktivitet i mirë për pasditet e verës, I argëton fëmijët dhe i mban aktivë.

Add Your Comment