48 këshilla për jetën nga një i moshuar

1. Shtrëngoni fort duart kur takoni dikë.
2. Shikojini njerëzit në sy.

3. Këndoni kur bëni dush.
4. Krijoni listën tuaj muzikore.
5. Mbani sekrete.
6. Mos hiqni dorë, mrekullitë ndodhin çdo ditë.
7. Pranojeni dorën që ju shtrihet.
8. Bëhu i fortë. Edhe kur nuk je, hiqu i tillë, askush sdo ta vërë re ndryshimin.
9. Fishkëlleni.
10. Shmang vërejtjet me sarkazëm.
11. Zgjidhini me kujdes shokët e jetës. Kjo zgjedhje do të sjellë 90% të lumturisë ose trishtimit tënd.
12. Bëje zakon të ndihmosh njerëz që ndoshta s’do e marrin vesh kurrë.
13. Jep hua vetëm librat që s’do doje t’i shikoje më kurrë.
14. Kurrë mos ia hiq shpresën dikujt. Mund të jetë e vetmja gjë që i ka ngelur.
15. Kur luani me fëmijët, lërini të fitojnë.
16. Jepu njerëzve mundësi të dytë, por jo të tretë.
17. Ji romantik.
18. Bëhu njeriu më pozitiv dhe entuziast që njeh.
19.Qetësohu! Asgjë nuk është aq e rëndësishme sa duket në fillim.
20. Mos e lejo telefonin të ndërpresë momentet e rëndësishme.
21. Bëhu humbës i mirë.
22. Bëhu fitues i mirë.
23. Mendohu mirë përpara se të vendosësh dikë në vështirësinë për të ruajtur një sekret.
24. Kur dikush të përqafon, lër atë të largohet i pari.
25. Ji modest. Janë arritur shumë gjëra që para se ti të lindje.
26. Mos i ndërliko gjërat.
27. Ki parasysh cili person s’ka asgjë për të humbur.
28. Mos i ndërprit kontaktet. Do habitesh se sa herë jeta do të lidhë sërish me të njëjtit njerëz e situata.
29. Jetoje jetën në atë mënyrë që të mos kesh pendime.
30. Bëhu i guzimshëm e kurajoz. Kur të kthesh shikimin pas, më shumë do të vijë keq për çfarë s’ke bërë, se për ato që ke bërë.
31. Mos ço dëm asnjë mundësi për t’i treguar dikujt se e do.
32. Ji mirënjohës. Askush nuk arrin dot asgjë vetëm.
33. Vendos gjithmonë vetë qëndrimin që duhet të mbash.
34. Vizito miqtë dhe të afërmit kur gjenden në spital.
35. Nise çdo ditë me muzikën tënde të preferuar.
36. Herë pas here, kalo në ndonjë rrugë jo të zakonshme, të zbukuaruar, me vende e ambiente jo të thjeshta.
37. Dërgo shumë dhurata e letra dashurie.
38. Trego energji dhe entuziazëm kur përgjigjesh në telefon.
39. Mbaj laps e letër nën jastëk. Gjatë natës vijnë ide të shkëlqyera.
40. Respekto këdo që siguron vetë jetesën, sado e parëndësishme të duket puna e tij/saj.
41. Dërgo lule pa arsye tek njerëzit e tu të dashur.
42. Bëhu heroi i dikujt.
43. Martohu vetëm për dashuri.
44. Numëroji bekimet e tua.
45. Komplimento ushqimin kur je i ftuar në shtëpinë e dikujt tjetër.
46. Trego gjithmonë dashamirësi ndaj fëmijëve.
47. Ki parasysh se 80% e suksesit të çdo pune është marrëdhënia me njerëzit.
48. Mos prit që jeta të jetë e drejtë.

Add Your Comment