Vëtëdëmtimi me fëmijët dhe adoleshentët, reagim shqetësues gjithnjë në rritje

Vetëdëmtimi është për fat të keq një fenomen në rritje në të gjithë botën, ku gjithnjë e më shumë të rinjtë shkaktojnë vullnetarisht lëndime, kafshime, prerje apo djegie.

Vetë-lëndimi në 1 në 5 adoleshentë

Hulumtimet e fundit shkencore nga Universiteti i Queensland, Australi, zbuluan se rastet e vetë-dëmtimit tek adoleshentët janë në rritje në mbarë botën. Numrat e fenomenit u nxorën duke shqyrtuar disa studime të kryera në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanada. Përfundimi është se 1 në 5 adoleshentë i shkaktojnë vetes prerje, lëndime, djegie ose mavijosje për të lehtësuar dhimbjen emocionale që ata nuk mund të shprehin ose durojnë ndryshe. Pra, dëmtojnë veten, një sjellje që në rastet më serioze mund të çojë në vetëvrasje.

Kur fillojnë, është e vështirë të ndalen

Sipas të dhënave nga studiuesit australianë, episodi i parë i vetë-dëmtimit ndodh në moshën 15 vjeçare, megjithëse disa të rinj fillojnë më vonë, në moshën 17-18 vjeç. Megjithatë, kur fillon është e vështirë të ndalet. Rreth 3 nga 4 të rinj vazhdojnë pas episodeve të para, me një frekuencë të ndryshueshme. Për 20% të fëmijëve, vetë-dëmtimi bëhet një formë varësie si ajo e drogës. Është e vështirë të heqin dorë dhe i fut ata në një rreth vicioz të rrezikshëm.

Një studim i kryer në Nju Jork ka zhvilluar një terapi të specializuar që po rezulton efektive kundër vetë-dëmtimit; pacientët mësojnë të zhvillojnë një sërë aftësish që i ndihmojnë ata t’i rezistojnë dhimbjeve emocionale duke shmangur dëmtimet fizike. E testuar në Spitalin Zucker Hillside në 800 adoleshentë, ajo çoi në një rënie të vetë-dëmtimit pas dy javësh.

Add Your Comment