Drita e pajisjeve dixhitale është gjithmonë e dëmshme, por sidomos në mbrëmje, sepse mund të shkaktojë shqetësime të gjumit. Deri në atë pikë sa tani ekspertët po flasin për pagjumësinë e smartfonëve edhe për fëmijët.
Stimujt elektronikë
Stimujt elektronikë dëmtojnë gjumin. Hulumtimet, sot, thellohen në pyetjen duke u fokusuar në nivelet e stresit që mund të shkaktojnë. Sipas studimit, të kryer nga Universiteti i Kolorado-Bolder, i botuar në revistën “Pediatrics”, nga 454 adoleshentët e analizuar, 60% shkojnë në shtrat me celularët e tyre dhe 45% e përdorin atë si një orë alarmi.
Të flesh shumë vonë
Nga ana tjetër, përqindja e fëmijëve nga mosha 5 deri në 17 vjeç që shkojnë në shtrat më vonë dhe flenë pak është mbi 90%. Në fakt, fëmijët dhe adoleshentët kanë sy delikatë, të cilët janë ende në zhvillim, me bebëza që janë proporcionalisht më të mëdha dhe për këtë arsye më të prekshme. Prandaj janë më të ndjeshëm ndaj dritës, e cila rregullon ritmet gjumë-zgjim. “Kur drita godet retinën tonë gjatë orëve të mbrëmjes, ajo dërgon një kaskadë sinjalesh në sistemin cirkadian në mënyrë që të mbajë melatoninën larg dhe të vonojë gjumin”, shpjegon Monique LeBourgeois, autore e studimit.
Tre shkaqe themelore
Sipas autorëve të hulumtimit, ekrani i pajisjeve dixhitale shqetëson gjumin dhe shkakton pagjumësi të smartphonëve, veçanërisht për tre arsye:
1. përmbajtjet të cilave u nënshtrohen fëmijët dhe të rinjtë janë tepër stimuluese, veçanërisht në rastin e video lojërave;
2. drita dhe gjatësia e valës që transmetohen nga tabletët dhe telefonat inteligjentë ndikojnë në kohëzgjatjen fiziologjike të gjumit, duke ulur nivelin e melatoninës në trup;
3. një ekran kaq i vogël brenda mundësive të fëmijëve dhe të rinjve u lejon atyre të shikojnë video ose media sociale në shtrat, duke i shpëtuar kontrollit prindëror dhe duke vonuar kohën e gjumit.
3 rregulla për prindërit
Për të shmangur problemet, është mirë që të hiqni të gjitha pajisjet elektronike nga dhoma e gjumit e fëmijëve dhe të vendosni rregulla për të kufizuar përdorimin e tyre para gjumit. Është gjithashtu thelbësore të jepet një shembull i mirë.