Punët që përfshijnë turnin e natës, për shembull në spitale, polici, siguri, nuk janë pa efekte anësore për punëtorët. Një numër i pamjaftueshëm i orëve të pushimit, përmbysja e ciklit gjumë-zgjim dhe fakti që këto janë pothuajse gjithmonë detyra me përgjegjësi të konsiderueshme gjenerojnë një shkallë të lartë stresi. Sidomos në lidhje me gratë.
Rreziku i turneve shumë të gjata
Sipas një studimi të mbi 23,000 punëtorëve në Mbretërinë e Bashkuar (11,215 meshkuj dhe 12,188 femra) të publikuar në “Journal of Epidemiology and Community Health”, punonjëset femra që punojnë me turne të natës dhe shpesh nuk respektojnë as kohën e pushimeve, janë në rrezik të shtuar depresioni prej 2 për qind. Mundësia për të pasur episode depresioni lidhet me çdo lloj pune me turne, por mbi të gjitha është gjinia femërore ajo që është në rrezik më të madh. Në veçanti kur ato punojnë 55 orë në javë ose më shumë në vend të 35-40 orëve klasike.
Shumë gra kanë punë të dyfishta
Sipas të dhënave, njerëzit që punojnë në fundjavë priren të punojnë në punë që ofrojnë paga më të ulëta. Këto punë, kur kombinohen me ndërveprime të shpeshta ose komplekse me publikun ose klientët, janë lidhura me nivele më të larta të depresionit. Studimet e mëparshme kanë zbuluar se pasi llogariten edhe orët e shpenzuara për punët e shtëpisë dhe kujdesin e papaguar, gratë punojnë mesatarisht shumë më gjatë se burrat dhe kjo është lidhur me probleme më të mëdha shëndetësore.
Simptomat e depresionit mund të përfshijnë trishtim të vazhdueshëm, ndjenja të të qenit i/e pashpresë dhe fajit, humbje të interesit për hobi dhe probleme me gjumin.