Ndryshimi i papritur i rutinës dhe frika nga Covid –19, padyshim që kanë një ndikim të madh në psikologjinë e gjithësecilit prej nesh. Të gjithë jemi gjendur përballë një situate të cilën nuk e kishim menduar kurrë , disa njerëz kanë filluar ta pranojnë dhe të përshtaten, ndërsa të tjerë refuzojnë ta pranojnë . Mirëpo, duam apo jo, realiteti është…

Ndërsa karantinimi i shkaktuar nga pandemia e Covid-19 shtyn gjithnjë e më shumë njerëz drejt qëndrimit ne shtëpi, ata kanë filluar të aktivizojnë mënyra nga më të ndryshmet për të argëtuar veten, familjaret dhe miqtë në të gjithë botën përmes rrjeteve sociale. Rrjetet sociale në këto ditë ju ofrojnë njerëzve mundësinë që të kenë kontakte me miqtë dhe të njohurit…

Shkathtësitë e lojës mund të kenë ardhur shumë lehtë për fëmijën tuaj, por për një fëmijë me autizëm është një histori shumë më ndryshe. Fëmijët me autizëm mund të kërkojnë ndërhyrje të të rriturve ose të një profesionisti për t’i ndihmuar ata të përshtaten me botën në një mënyrë të gjallë dhe sociale.Fëmijët me çrregullim të spektrit të autizmit pëlqejnë…

Karantina. Çfarë po ndodh këto ditë në mendjen e fëmijëve? Tashmë jemi në muajin prill dhe sapo ka përfundur java e katërt e ndërprerjes së shkollës dhe mbylljes në shtëpi të fëmijëve. Në fillim atyre iu duk si një periudhë pushimesh, ku mund të dilej për shëtitje me prindërit, të çoheshin vonë në mëngjes e të shihnin filmat e animuar, të…

Shkolla është një nga vendet parësore, ku nxënësit mësojnë duke bashkëvepruar dhe përdorin strategji për të mësuar. Atmosfera e mirë social-emocionale nxit komunikimin efektiv dhe ndihmon nxënësit të zotërojnë aftësi të reja mësimore. Por, ky proces nuk është aq i lehtë sa perceptohet shpesh! Mësuesit janë ata të cilët zhvillojnë shkathtësite e komunikimit efektiv. Dija dhe aftësia e tyre…

Për fëmijët mësimi shpesh përfshin lojëra. Përdorimi i produkteve dhe objekteve që ndodhen cdo ditë në shtëpitë tona, të tilla si shishe, tapa bidoni, kuti detergjentësh etj, mund të kthehen në “thesar”. E mira është të përfshihen dhe fëmijët në mbledhjen e renditjen e tyre, sepse këto detyra të vogla do të fuqizojnë fëmijën duke e bërë pjesë aktive bashkë…

Përgjatë viteve të punës me fëmijë të moshave të ndryshme, shpesh jam përballur me fëmijë me sjellje të papërshtatshme apo të padëshirueshme dhe prindër me nevojë imediate për ndihmë, në mënyrë që të përmirësonin sjelljen e fëmijës së tyre dhe jo vetëm… Asnjëherë nuk duhet të harrojmë, sjellja është e mësuar dhe modeli i sjelljes për fëmijët, janë së pari…

Të gjithë në momente të caktuara ndihemi të stresuar, apo themi që “Jam në stres”. Ai mund të jetë në formën e ndryshimeve trupore, ndryshimeve emocionale dhe ndryshmeve të sjelljes. Edhe pse duken të ndryshme, të treja këto mundësi mund të shfaqen në çastin kur ju përballeni me një situatë stresante. Trupi juaj reagon Kur ju jeni në gjendje…

Isha shumë e vogël kur jeta ime ndryshoi tërësisht. Por pse do pyesni ju?! Nuk e di pse në çastin që dëgjova fjalën “Autizëm”, bota ime mori më shumë ngjyra por për prindërit e mi ndodhi e kundërta. Autizmi për ta u bë një tunel i gjatë dhe i errët ku kërkonin shumë pyetje pa përgjigje, ato pyetje jua kishin…

Të gjithë reagojnë ndryshe ndaj situatave stresuese. Shqetësimet për shëndetin mendor mund të ndikohen nga stresorët e lidhur me karantinën që po kalojmë ne këto ditë. Është normale të kemi shqetësime për sigurimin e ushqimit, hapësirat e nevojshme, kontakte me njerëz dhe sende të tjera personale, mungesë të ardhurash, privimi material apo lidhur me përmbushjen e detyrimeve familjare. Si…