Në dekadat e fundit, perceptimet e fëmijëve për atë që përbën një “person shkencor” kanë ndryshuar në mënyrë dramatike. Një studim i kohëve të fundit i kryer nga Universiteti Northwestern (Illinois, SHBA) dhe i botuar në revistën Child Development analizoi 20,860 vizatime të bëra nga nxënës amerikanë të moshës 5 deri në 18 vjeç gjatë pesë dekadave. Në vitet…
Përse duhet të mendohet se nëpërmjet të vizatuarit dalin në pah edhe çrregullimet e zhvillimit dhe shqetësimet mendore të fëmijëve? Ashtu siç është cekur dhe shpjeguar më herët, fëmija përveç se vizaton atë që sheh, kryesisht vizaton atë që di dhe mendon. Veprimtaria artistike është në çdo rast një punë krijuese individuale dhe tregon aspektet më të thella dhe të…
Marrë nga libri https://humanum.al/2020/01/05/zbulo-femijen-tend-interpretimet-e-vizatimeve-te-femijeve-au-press-maj-2017/ Vitet e para të jetës, pa dyshim që shënojnë periudhën më kyçe në zhvillimin e fëmijës. Si një pjesë aktive e këtyre viteve të para, vizatimi është një proçes kompleks i cili lidhet e shprehet në shumë nivele, duke nisur prej atij motorik e deri tek një zhvillim i shëndetshëm. Disa prej devijimeve të zhvillimit kanë elementë…
Familja është mjedisi me ndikimin më të madh në jetën e fëmijës. Për të pasur një tablo të plotë të faktorëve dhe situatës ku zhvillohen marrëdhëniet afektive të fëmijës, është i domosdoshëm një eksplorim më i gjatë e më i thellë; eksplorim të cilin e ndihmon shumë mirë vizatimi i familjes nga ana e fëmijës. Në këtë mënyrë, fëmija ndihet…
Fëmijët që vuajnë nga vështirësi të ndryshme emocionale, kanë formën e tyre të të përjetuarit të emocioneve dhe përvojave jetësore. Më poshtë renditen disa prej veçorive që përmbajnë vizatimet e fëmijëve të cilët vuajnë prej neurozave. Elemente që tregojnë ankthin dhe problematika të tjera emocionale tek fëmijët në vizatime: o Në rastet e neurozave obsesiv-kompulsive, mbizotërojnë vizatimet me konture shumë…
Dera Simbolika e derës si pjesë e vizatimit të shtëpisë ka të bëjë me mënyrën sesi vendoset kontakti me realitetin dhe dalja në botën e jashtme. Me anë të derës fëmija lejon të tjerët të hyjnë në botën e tij dhe të komunikojnë me të. Pra, dera përfaqëson “hyrje-daljet” me mjedisin e jashtëm, që në nivel psikologjik përkthehet në raportin…
Shkëputur nga libri “Zbulo fëmijën tënd. Interpretimi i vizatimeve të fëmijëve” Të vizatosh pemën, do të thotë të bësh një lloj autoportreti; nis me rrënjët që përfaqësojnë mënyrën sesi i përqasemi mjedisit tonë. 🔹️Rëndësia e vizatimit të rrënjëve qendron me analogjinë që ato kanë me sistemin e mbështetjes dhe atë referues. Më poshtë do të shqyrtohen disa nga mënyrat sesi…
Ky test projektiv është një formë interesante e testit të vizatimit të figurës njerëzore, por në këtë rast është me specifik dhe konkret sepse përpiqet të zbulojë sistemin e brendshëm të mbrojtjeve që fëmija përdor. Qëllimi i këtij testi është njohja me mekanizmat mbrojtës, me rezistencat dhe me sistemin e sjelljeve përshtatëse që fëmija aktivizon në një çast vështirësie të…
Përfaqëson tërësinë e emocioneve, prej nga ku burojnë instinktet, ndjenjat, dëshirat dhe aspiratat e çfarëdo lloji. Simbolika e trupit është e kundërt me simbolikën e kokës në vizatime, përfshin çdo gjë që ka të bëjë me irracionalen dhe ndjesoren. Kur trupi vizatohet shumë i vogël, është një tregues që flet për mohimin dhe shtypjen e impulseve ndjesore, dmth fëmija nuk…
Fytyra. Përfaqëson simbolikën e shprehjes së marrëdhënieve, të shkëmbimeve së kontakteve sociale e emocionale. Vizatimi i zbehtë i tipareve të fytyrës është një tregues i tërheqjes sociale të personit. Në rastin e kundërt, kur tiparet vizatohen me shumë imtësi dhe detaje është një formë e shprehjes së nevojës së madhe për të tërhequr vëmendje dhe për të pasur marrëdhënie sociale…
