Natyra e crregullimit të vëmendjes me hiperaktivitet shfaqet në një masë të madhe si një disfunksion emocional, që prej fëmijërisë së hershme e deri në moshë të rritur, duke ndikuar negativisht në cilësinë e jetës emocionale dhe të marrëdhënieve të personit që vuan prej këtij crregullimi. Impulsiviteti, reagimet e shumta, përjetimi i vrullshëm apo intensiv i emocioneve të fëmijëve me…
Një përqafim është një manifestim i dashurisë dhe afërsisë dhe mund të përdoret për të demonstruar ose theksuar emocione të ndryshme, nga butësia, te miqësia, dashuria dhe simpatia, deri te rehatia. Por a janë përqafimet të gjitha të njëjta? Shkenca thotë jo. Një grup studiuesish nga Universiteti Ruhr i Bochum-it, Gjermani, pasi kanë ekzaminuar rreth dy mijë përqafime në situata…
Vizatimi mund të konsiderohet si mënyrë e shprehjes së ekzistencës, sepse është një formë të shkruari, të psikologjisë së brendshme së fëmijës, të historive të tij, imazhe që mbeten në fletë. Kur fëmija vizaton dhe pikturon, po tregon për veten dhe mjedisin e tij. Në vizatim fëmija reflekton ndjenjat e veta, zhvillimin intelektual, krijimtarinë, ndjeshmërinë, shqisat, pjekurinë socio-afektive. Përveç se…
Nga Eduart Tafa, psikolog Sa është e mjaftueshme për t’u ndjerë të lumtur? Një mënyrë për t’u ndjerë më te lumtur dhe më e përmbushur është të kërkoni një ekuilibër më të madh të jetës, duke pranuar se lumturia nuk është diku atje, por përkundrazi është e mundur të jeni të lumtur pikërisht këtu dhe tani. Atëherë, çfarë mjafton, për…
Vizatimi i familjes është instrumenti kryesor me anë të të cilit profesionisti që punon me fëmijën mund të hedhë dritë mbi dinamikat familjare, të sjella nën perceptimin e fëmijës. Me anë të këtij vizatimi zbulohen më shumë aspekte të zhvillimit emocional dhe afektiv të fëmijës sesa të atij kognitiv e intelektual. Fëmijët janë shumë më të thjeshtë dhe më të…
Terapia e lojës është një ndërhyrje psikologjike që përdor lojën, kryesisht me fëmijët, për t’i ndihmuar të zgjidhin konflikte të ndryshme emocionale, e cila mund të përdoret nga mosha 2-vjecare deri në adoleshencë Bazohet tek loja dhe benefitet e shumta që ajo ka në zhvillimin emotiv, kognitiv e social të fëmijëve. Terapistët e lojës përdorin materiale të shumta e të…
Nga Lorela Garuli Rreth moshës 3-vjeçare kur fëmijët fillojnë të kenë interes të veçantë në përdorimin e ngjyrave, pjesa më e madhe e tyre parapëlqejnë ngjyrat e ngrohta dhe të forta ndërsa mungesa totale e ngjyrave tregon një boshllëk emotiv dhe një prirje antisociale. Që prej moshës 3/4-7/8 vjeçare, fëmijët përzgjedhin ngjyrat në vizatimet e tyre sipas emocionalitetit dhe ndjenjave…
Sa i përket ngjyrave në vizatime, secila prej tyre ka domethënien e vet dhe nuk është rastësore, por një aspekt që përcjell informacion të konsiderueshëm lidhur me mënyrën si fëmijët ndjehen e mendojnë. Konsiderohet se që prej moshës 4-vjeçare e më tej, përdorimi i ngjyrave nuk është më i paqëllimtë, por ka një përmbajtje të lartë emocionale e individuale. Që…
Identifikimi i gjendjeve të ndryshme emocionale na ndihmon të kemi një vetëdijësim më të lartë të ndjenjave tona dhe të dimë të përcaktojmë më shumë sesa thjesht “mirë” apo “keq”. Ky polarizim i mënyrës sesi ndihemi, nuk bën gjë tjetër vetëm se nxit ndjenjat e turpit dhe fajit. Kështuqë, është shumë e shëndetshme që të dimë të dallojmë dhe emërtojmë…
Xhelozia është një emocion i ndërlikuar që përfshin ndjenjat duke filluar nga dyshimi, te inati, tek frika deri në poshtërim. Ai godet njerëz të të gjitha moshave, gjinive dhe orientimeve seksuale dhe zakonisht ngjallet kur një person percepton një kërcënim për një marrëdhënie të vlefshme nga një palë e tretë. Kërcënimi mund të jetë i vërtetë ose i imagjinuar. Xhelozia…