“Në kërkim të kuptimit”, një libër i thjeshtë dhe reflektues psikologjik

Nga Ajdi Lajthia

Jeni ndjerë ndonjëherë të humbur, të pashpresë e me ndjenjë të thellë dështimi?
Nëse po, nuk jeni të vetmit. Zakonisht njerëzit në vuajtje i kanë këto tendenca për t’u ndjerë të tillë. Mund të gjenden disa metoda efektive si zgjidhje për të tejkaluar këto ndjesi negative afatshkurtra dhe afatgjata. Por asnjëra nuk e trajton këtë problem si libri i mëposhtëm.
“Në kërkim të kuptimit” (Viktor Frankl, 1984) është një libër i dobishëm gjatë kohërave të tilla. Me anë të këtij libri të thjeshtë, intensiv dhe reflektues është shumë e mundur që dikush të gjejë një zgjidhje për ndjenjat e tyre të depresionit, nëse libri lexohet në mënyrë aktive.
Viktor Frankl ishte një neurolog-psikiatër austriak dhe një i mbijetuar i Holokaustit.
Frankl gjithashtu është themeluesi i Logoterapisë, një formë e psikologjisë ekzistenciale.
Të gjithë librat dhe bisedat e tij janë frymëzuese për të gjetur kuptimin në jetë dhe në vuajtje.
Ky libër dallon jashtëzakonisht shumë nga të tjerët sepse Frankl, rrëfen shembujt e tij në jetë në kampin e përqendrimit të Aushvicit. Është një bashkëpunim i përvojave dhe tregimeve personale të Frankl, referencave për pararendësit e tjerë ekzistencialë, citate nga shkolla humaniste dhe psikoanalitike dhe shembuj të shkëlqyer figurativë. Ai ilustron në mënyrë përshkruese përvojat e tij personale dhe vëzhgimet e ndryshimeve njerëzore, të cilat ngjallin shpresën te lexuesi. Në libër janë përdorur shumë terma patologjike, të cilat shpjegohen më së miri nga autori.
Me të dhëna të shumta praktike, Frankl parashtron idetë e tij në tre seksione.
Ai ka ndërfutur më së miri mendimet e tij duke sqaruar fjalët e Nietzsche,: “Ai që ka një arsye për të jetuar mund të përballojë pothuajse çdo si”.
Në fund të seksionit një, një lexues aktiv arrin të rrokë kuptimin e vërtetë të jetës, të dashurisë (e cila është mjaft e zhvlerësuar në dekadat e fundit) dhe gjithashtu sa falënderues jemi bërë kundrejt bekimeve të vogla në jetë.
Duke arsyetuar mbi idenë e gjetjes së kuptimit në jetë, ky libër arrin të shpjegojë në mënyrë koherente ku dhe si mund ta gjeni qëllimin tuaj në jetë – leximi i kësaj pjese tjetër të librit me siguri do të nxisë gjetjen e një zgjidhjeje për çdo lexues të dëshpëruar.
Pjesa e tretë është e dobishme për një terapist për të kuptuar se si ankthet parashikuese, depresioni, sjelljet obsesive, agresioni, neuroza e papunësisë mund të trajtohen në mënyrë efektive përmes Logoterapisë
Ai gjithashtu shpjegon se si “vuajtja nuk është e nevojshme për të gjetur kuptim”.
Nëse vuajtja mund të shmanget, kuptimi do të qëndronte mbi sulmimin e shkakut të vuajtjes; por nëse nuk mundet te shmanget atëherë kuptimi do të qëndrojë mbi ndryshimin e mënyrës se si shikojmë situatën dhe zhbllokimin e kuptimit aktual për këtë vuajtje!

Do ta rekomandonim me patjetër këtë libër si hapin e parë në psikologjinë ekzistenciale dhe do ta nxisja lexuesin të vazhdojë të lexojë libra të tjerë të Frankl.

Për më shumë sugjerime, porosi e blerje librash online, vizitoni Bbibliopole në Facebook dhe Instagram

 

Add Your Comment