1. Krahasoni veten me të tjerët
Ti je i/e bukur, i/e mirë ashtu siç je. Secili nga ne ka histroitë dhe betejat e veta dhe krahasimi nuk na shërben për asgjë.
2. Hani shumë gjëra të pashëndetshme
Sasia e shtuar e sheqerit dhe ushqimeve shumë të përpunuara mund të shkkatojnë inflamacion të trupit e trurit, gjë që do të ndikojë në gjendjen tuaj emocionale.
3. Nuk flini mjaftueshëm
Ndërsa streset e ditës mund ta na mbajnë zgjuar natën, për trupin dhe mendjen është shumë jetësor gjumi, pasi mundëson qetësinë për të funksionuar siç duhet gjatë ditës. Mungesa e gjumit mund të shkaktojë përkeqësim të shëndetit mendor.
4. Nuk shkëputeni dot nga e kaluara
Mund të ketë ngjarje nga e kaluara që ju marrin vëmendjen e ju shkaktojnë trishtim, por reflektimi për një kohë të gjatë, duke na shkëputur nga e tashmja, na dëmton shëndetin.