A është mirë t’i angazhojmë fëmijët në gatim?

Ndoshta gatimi mund të duket përgjegjësi shumë e madhe për ta ndarë me një fëmijë në moshën e parashkollorit, por angazhimi i tyre në kuzhinë mund të sjellë një sërë përfitimesh.

Përfitimet nëse angazhojmë fëmijët në gatim:

Fitojnë aftësi bazike

Duke gatuar, ju e ndihmoni fëmijën tuaj zë fitojë aftësi të rëndësishme, si për shembull teksa numëron vezët, apo mat sasinë e ujit. Mëson gjithashtu radhëen e kryerjes së veprimeve.

Krijojnë shije

Fëmijët mund të jenë shumë përzgjedhës dhe ndoshta shumë ushqime refuzojnë t’i hanë, por duke u përfshirë në të gjitha etapat e përgatitjes së një pjate, do të jenë më të hapur për t’i provuar ushqimet.

Zhvillojnë edhe shqisat e tjera

Kuzhina është vendi ideal për fëmijën që të zhvillojë shumë nga shqisat e tij. Ftojeni të tregojë vëmendje për të dëgjuar mikserin, të vërejë brumin teksa vjen, të nuhasë një aromë që përhapet etj.

Ndërtojnë vetëbesim

Fëmijëve u pëlqen shumë të tregojnë se çfarë dinë të bëjnë. Nëse ata kontribuojnë në realizimin e një pjate, kjo do t’i bëjë ata të ndihen shumë të sigurt me veten.

Add Your Comment