Çrregullimet e sjelles shpërthyese, të kontrollit të impulseve dhe të sjelljes Sjellja shpërthyese, kontrolli i impulsit dhe çrregullimet e sjelljes përfshijnë kushte ku ka probleme me vetëkontrollin emocional dhe sjellor. Kriteret diagnostike Një model sjelljeje përsëritëse dhe e vazhdueshme në të cilën shkelen të drejtat themelore të të tjerëve ose normat apo rregullat kryesore shoqërore të përshtatshme për moshën,…
Të qenit në një marrëdhënie me dikë që shfaq tipare narcisiste mund të jetë një përvojë komplekse dhe e dhimbshme. Në marrëdhëniet romantike, prania e çrregullimit të personalitetit narcisist mund të çojë në vështirësi dhe konflikte të vazhdueshme, duke u përshkallëzuar potencialisht në dinamika jofunksionale që mund të ngjajnë me një cikël abuzimi. Ndërsa kushdo mund t’i shfaqë këto…
Përgatiti: Yll Avdijaj Ajo që nga jashtë shfaqet si vetëbesim i jashtëzakonshëm, rrallëherë është vetëbesim i vërtetë. Neuroshkenca sugjeron se narcizizmi lidhet me një sistem të vetëvlerësimit që është vazhdimisht i çrregulluar dhe i paqëndrueshëm. Truri i tyre vazhdimisht skanon mjedisin për një sinjal kyç: “A po më admirojnë, apo jam duke u kërcënuar?” Çdo bisedë, kufi që vendosni apo…
Përgatiti: Elemshahe Palushi, psikologe Kur fëmijët e rritur largohen nga prindërit Në pamje të parë, largimi i fëmijëve nga prindërit duket si një veprim i papritur dhe i pashpjegueshëm. Megjithatë, nga këndvështrimi psikologjik, ndërprerja e marrëdhënies me prindërit nuk ndodh papritur, por është rezultat i një historie të gjatë emocionesh negative të përbëra nga keqkuptime të akumuluara, kufij të…
Përgatiti: Ira Demko, psikologe MA Early Childhood Studies, Universiteti i Huddersfield, Angli Pse na “shkatërron” një fjalë kritike, edhe kur ajo shoqërohet me shumë lavdërime? Prirja ndaj negativitetit është tendenca jonë jo vetëm për të vënë re më shpejt stimujt negativë, por edhe për t’u ndalur më gjatë tek ta. E njohur gjithashtu si asimetria pozitive-negative, kjo prirje…
Në terapinë konjitive-bihejviorale, klienti dhe terapisti punojnë së bashku për të zhvilluar detyra shtëpie që e çojnë trajtimin përtej seancave. Këto detyra mund të përfshijnë krijimin e listave të problemeve, renditjen e besimeve, gjurmimin e vetëbisedës negative dhe regjistrimin e vetë-mesazheve të brendshme. Për shembull, në terapinë konjitive-sjellëse, një person mund të plotësojë “formularë vetëndihme” për ta inkurajuar veten…
Përgatiti: Dr Lorela Garuli Terapia e artit është një formë aktive e terapisë. Klientët janë të angazhuar në manipulimin fizik të materialeve dhe në të menduarit për problemet e tyre në mënyra të reja. Përfaqësimi i një konflikti ose ndjenje në një vizatim me laps, kolazh ose skulpturë balte u lejon klientëve t’i shohin problemet e tyre nga të…
Nocioni qendror në të gjitha qasjet kognitiv-bihejviorale është se nuk janë ngjarjet në vetvete, por supozimet, pritjet dhe interpretimet e personit për ngjarjet, të cilat janë përgjegjëse për prodhimin e emocioneve negative (Beck & Emery, 1985; Clark, 1989). Praktiviteti kryesor terapeutik i kësaj psikoterapie qëndron në punën me trinomin: mendim-emocion-sjellje. Mendime të caktuara shkaktojnë emocione të caktuara e në përgjigje…
Për fat të keq, dhuna nga edukatorët, mësuesit apo bashkëmoshatarët është realitet me të cilin përballen shumë fëmijë. Disa nga shenjat që mund të vërejnë prindërit që shërbejnë si këmbana alarmi po i rendisim më poshtë. Shenjat fizike Këmbana e parë duhet të vijë nga vëzhgimi fizik, duke kontrolluar pjesët e dukshme dhe ato më pak të dukshme, si psh…
Përgatiti: Yll Avdijaj, psikolog psikoterapist Çdo emocion është një ngjarje biokimike. Kur ndjen zemërim, frikë ose trishtim, sistemi nervor çliron hormone stresi, ndryshon ritmin e zemrës dhe përshtat rrjedhjen e gjakut për t’u përgatitur për veprim. Në një sistem të shëndetshëm, pasi emocioni shprehet, trupi kthehet në gjendjen normale. Por kur emocionet shtypen ose injorohen, veçanërisht në mënyrë të përsëritur…
