Përkufizimi i 𝗯𝘂𝗿𝗻𝗼𝘂𝘁 (ezaurimi/rraskapite/lodhje e tepërt) është “një gjendje lodhjeje emocionale, fizike dhe mendore e shkaktuar nga stresi i tepërt dhe i zgjatur”. Kjo më së shumti ndodh në ambiente pune dhe akademike, por ju mund ta përjetoni në çdo fushë të jetës. Kur provoni këtë ndjesi, duket se nuk mund të përqendroheni as në gjërat më të thjeshta dhe…

Në shumë raste kur fëmijët ndihen keq e tejet të ngarkuar, arsyeja mund të gjendet në faktin se ata nuk e shpjegojnë dot atë që ndiejnë. Ndërsa në momentin kur fëmijët e kanë të qartë se çfarë ndiejnë, kur arrijnë t’i vendosin një emër emocionit të tyre, e kanë shumë më të lehtë të marrin ndihmë. Prandaj është shumë e…

Në moshën shkollore, fëmijët e kuptojnë shumë mirë se cfarë po ndodh në familjen e tyre. Edhe në rastin më të mirë kur është fjala për një divorc i cili po vjen si rrjedhojë e një vendimi të përbashkët, familja ka për detyrë të kujdeset që ky ndryshim të mos jetë traumatik për fëmijën Megjithatë, kjo i duhet shpjeguar me qetësi…

Gjuha e trupit apo komunikimi joverbal sic njihet ndryshe, përbën jo vetëm një pjesë të konsiderueshme të komunikimit, por sipas studiuesve përbën 93% të tij. Komunikimi verbal pra, fjala, është vetëm 7% e të gjithë komunikimit tonë. Këto të dhëna shprehin vlerën dhe rolin e madh që kanë gjestet, qëndrimet, mimikat e fytyrës, intonacioni dhe volumi i zërit, pamja e…

Të qenit aktiv, karizmatik e gazmor përmirëson cilësinë e jetës. Por kush nuk i ka këto cilësi ose mendon se nuk është mjaftueshëm i tillë, mund të “stërvitet” për t’i fituar. Kjo theksohet nga një hulumtim i udhëhequr nga Universiteti Martin Luther Halle-Wittenberg, i kryer në bashkëpunim me Universitetin e Cyrihut dhe Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë, botuar në Psikologjinë e…

Nga Igresa Duka, logopede Studimet e ndryshme sugjerojnë se mënyra sesi u lexohet fëmijëve në moshën parashkollore është më e rëndësishme se koha që u lexohet atyre. Në një studim të kryer në kushtet e një ndërhyrjeje në shtëpi, ku prindërit u trajnuan të shtonin pyetjet e hapura për fëmijët e tyre gjatë leximit, u zbulua se mënyra dhe…

Nëse pyesim fëmijë apo të rritur se nga cili mësues/e kanë marrë më shumë përgjatë historisë së arsimimit dhe edukimit të tyre, gjasat më të larta janë që të përmendin një profil dhe arsye të ngjashme: “Mësuesja më donte, më kuptonte, më ndihmonte, më dëgjonte, ishte e ndjeshme, e afërt, e dashur”. Komunikimi i mirë motivues nga ana e mësuesit…

Raporti i fundit nga Instituti i Statistikave (INSTAT) mbi dhunën e përjetuar nga gratë në Shqipëri, rezulton në disa shifra, të cilat mund të ngrenë sërish kambanat e alarmit për shoqërinë. Një në tre gra në Shqipëri përjetojnë aktualisht dhunën, ndërsa mbi gjysma e tyre, e kanë përjetuar të paktën një herë. Sipas raportit, dy, janë kategoritë në të cilat…

Qëndrimi ynë pranë prindërve është shumë i rëndësishëm, sepse ndikon në mirëqenien e tyre. Studuiuesit e Universitetit të Kalifornisë kanë arritur në përfundimin se për të rritur jetëgjatësinë, prindërit kanë shumë nevojë për kujdesin dhe dashurinë tonë. Më herët është vërtetuar se vetmia përshpejton proçesin e plakjes, duke shkaktuar tek prindërit shkurtim të jetës. Sa më shumë të rritemi në…

Nga Epirot Ferati, psikolog Gjuha e vetëkujdesit Vetëkujdesi është përgjigja jonë ndaj nevojave të përditshme që trupi dhe mendja i kërkon nga ne. E kujt do t’i përgjigjemi kur veten e lëmë anash? Në mënyrë të ngjashme ashtu sikur nuk e injorojmë dritën e vajit në veturë, nuk duhet t’i injorojmë sinjalet që i kuptojmë nga trupi jonë. Si një…