Në përputhje me zhvillimin fizik e motor, kognitiv e psikologjik, shkrimi si një veprimtari komplekse psikomotore, normalisht është vështirë të përvetësohet para moshës 4-5 vjeçare. Për këtë arsye dhe vendosja e një diagnoze që lidhet me disgrafinë, nuk mund të bëhet përpara një moshe të caktuar; moshës kur fëmija mëson dhe praktikon shkrimin. Në mënyrë që të mund të përcaktohet…

Dera Simbolika e derës si pjesë e vizatimit të shtëpisë ka të bëjë me mënyrën sesi vendoset kontakti me realitetin dhe dalja në botën e jashtme. Me anë të derës fëmija lejon të tjerët të hyjnë në botën e tij dhe të komunikojnë me të. Pra, dera përfaqëson “hyrje-daljet” me mjedisin e jashtëm, që në nivel psikologjik përkthehet në raportin…

Shkëputur nga libri “Zbulo fëmijën tënd. Interpretimi i vizatimeve të fëmijëve” Të vizatosh pemën, do të thotë të bësh një lloj autoportreti; nis me rrënjët që përfaqësojnë mënyrën sesi i përqasemi mjedisit tonë. 🔹️Rëndësia e vizatimit të rrënjëve qendron me analogjinë që ato kanë me sistemin e mbështetjes dhe atë referues. Më poshtë do të shqyrtohen disa nga mënyrat sesi…

Nga Majre Levenishti, psikologe shkollore Faji si një emocion sekondar përkufizohet më së shumti si një emocion moral që ndodh kur një person beson ose kupton – saktë ose jo – se ai ka kompromentuar standardet e veta të sjelljes ose ka shkelur standardet morale universale dhe mban përgjegjësi të konsiderueshme për atë shkelje. Faji është i lidhur ngushtë me konceptin e pendimit, keqardhjes dhe…

Pjesa më e madhe e fëmijëve përjetojnë ankth të mirëfilltë apo caste ankthi në periudha të caktuara të fëmijërisë. Disa nga frikërat më të zakonshme të të sapolindurve dhe fëmijëve deri 2 vjec kanë të bëjnë me frikën nga ndarja, nga zhurmat e tingujt e fortë, njerëzit e huaj e të panjohur. Nga mosha 2 deri në 4 mund të…

Leximi është një proces shumë i gjerë që përfshin disa fusha si: alfabeti, fonia, njohja e fjalëve, drejtshkrimi, ndërgjegjësimi fonetik, të kuptuarit, fjalori, rrjedhshmëria etj. E si i tillë ai bëhet një proces i gjerë të mësuari. Fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit shfaqin vështirësi kur bëhet fjalë për të mësuarit, e sindomos leximin. Vështirësia nuk qëndron në vetë…