Të folurit funksional; si të mësojmë fëmijët të shprehin nevojat dhe dëshirat e tyre. Nga Klaudia Sinani, logopede

Të folurit funksional Gjuha funksionale është gjuha që na nevojitet ta përdorim në situata të ndryshme gjatë përditshmërisë sonë. Mendoni rreth këtyre situatave dhe fjalët që ju përdorni më shpesh, me të cilat ndërtoni një fjalorth të vogël. Këto fjalë do t’ju ndihmojnë të ndërveproni me situatat në përditshmëri. Kjo vlen dhe për fëmijët apo të afërmit tuaj të vegjël.…

Learn More

Zhvillimi i tingujve të të folurit; a mund të përcaktojmë kohën e saktë se kur fëmija zhvillon një tingull të caktuar?

Nga Klaudia Sinani, logopede Gjuha shqipe ka dy grupe tingujsh që njihen: a. Zanore b. Bashketingëllore Tingujt prodhohen nëpërmjet lëvizjeve artikuluese nga ndërveprimi i artikulatorëve me ajrin që gjenerohet në kordat vokale, të pozicionuara në të dy anët e trakesë. Artikulimi i zanoreve realizohet nëpërmjet kalimit të lirë të ajrit në zgavrën orale, me ndryshimin e pozicionit të buzëve dhe…

Learn More

Në funksion të qetësisë së fëmijëve: një teknikë e thjeshtë për t’u aplikuar në situata stresante. Nga Lorela Garuli, psikologe.

Fëmijët nuk i shpëtojnë stresit dhe frikës që ngjarjet aktuale të lidhura me COVID-19 na shkaktojnë. Në këtë shkrim gjeni një teknikë të thjeshtë të cilën mund ta përdorim në formë loje. Qëllimi i saj është të na ndihmojë ne si të rritur të kuptojmë më mirë se çfarë e ndihmon fëmijën për t’u ndjerë i sigurt dhe të përpiqemi të…

Learn More

Rëndësia e përdorimit të emrit të fëmijës në zhvillimin e komunikimit fëmijënor. Nga Klaudia Sinani, logopede

Më thirr në emër! Emri i një personi është për të tingulli më i ëmbël dhe më i rëndësishëm në cilëndo gjuhë qoftë, – citon Dale Carnegie. Në momentin që do të sillni në jetë një fëmijë, një nga sfidat më të mëdha është të vendosni për emrin e fëmijës suaj. Ju jeni mëse të vetëdijshëm se sa i rëndësishëm…

Learn More

S t’i shpjegohet e vërteta fëmijës së adoptuar?

Nga Lorela Garuli   Momenti që prindërit adoptues duhet t’i thonë të vërtetën fëmijës, është një moment vendimtar në jetët e tyre dhe gjithashtu shumë delikat. Për këtë arsye, është e rëndësishme që të gjendet mënyra e duhur, koha e duhur dhe fjalët e duhura për t’i shpeguar fëmijës diçka që do të përmbysë realitetin e deriatëhershëm. Është shumë e rëndësishme që…

Learn More

6 Llojet e Vampirëve emocionalë e si “të mbrohemi” prej tyre. Nga Eduart Tafa, psikolog

  Narcizisti: Motoja e tyre është “Unë së pari”. Gjithçka ka të bëjë me ta. Ata kanë një ndjenjë madhështore të vetë-rëndësisë dhe të drejtës, vëmendjes dhe admirimit të guximshëm. Ata janë të rrezikshëm sepse u mungon empatia dhe kanë një kapacitet të kufizuar për dashuri të pakushtëzuar. Nëse nuk i bëni gjërat në mënyrën e tyre, ata bëhen ndëshkues,…

Learn More

Fëmija nuk flet mirë akoma? Çfarë të bëjnë dhe çfarë të shmangin prindërit. Ertiola Lugji,logopede

Si të inkurajojmë të folurit, në kushtet e shtëpisë? Një prej shqetësimeve kryesore të prindërve është leksiku i varfër i fëmijës, gabimet sintaksore, artikulimi jo i saktë i fjalëve dhe shumë problematika të tjera, të cilat lidhen me komunikimin. Por, sa të vetëdijshëm janë prindërit që ata janë aktori kryesor në të mësuarit dhe edukimin e të folurit te fëmija…

Learn More

Sa fjalë duhet të thotë një fëmijë 2-vjeçar? Ja disa ide se cilat mund të jenë 50 fjalët e para të fëmijës tuaj. Nga Ertiola Lugji, logopede

Dëshironi të matni aftësitë leksikore të fëmijës tuaj? Interesoheni për të zgjeruar fjalorin e të voglit tuaj? Apo doni të merrni një informacion rreth fjalëve të para, që duhet të ketë vogëlushi juaj? Në këtë postim, mund të shikoni një listë të 50 fjalëve të para, që përdorin në përditshmërinë e tyre fëmijët që sapo kanë filluar të shprehen. Nuk…

Learn More

Për një komunikim efektiv mësues-nxënës; çfarë duhet pasur parasysh. Nga Sidorela Karaj, psikologe

  Shkolla është një nga vendet parësore, ku nxënësit mësojnë duke bashkëvepruar dhe përdorin strategji për të mësuar. Atmosfera e mirë social-emocionale nxit komunikimin efektiv dhe ndihmon nxënësit të zotërojnë aftësi të reja mësimore. Por, ky proces nuk është aq i lehtë sa perceptohet shpesh! Mësuesit janë ata të cilët zhvillojnë shkathtësite e komunikimit efektiv. Dija dhe aftësia e tyre…

Learn More

Të ndihmojmë fëmijët emocionalisht; cilat janë reagimet e duhura që duhet të kenë prindërit përgjatë pandemisë. Nga Sidorela Karaj, psikologe.

Prindërit kanë një rol të rëndësishëm në përgatitjen e fëmijës në përballimin e situatave të reja apo ngjarjeve. Ata janë një burim i rëndësishëm që sigurojnë mbështetje emocionale. Fëmijët janë të ndryshëm në aftësinë e tyre për të përballuar ngjarjet e fundit si pasojë e epidemisë së koronavirusit (Covid-19). Mënyra e reagimit të fëmijëve ndaj kësaj ngjarje lidhet me nivelin…

Learn More