Nga Mariglena Muçi Gjatë gjithë rrjedhës së historisë familja ka pasur një një rol të rëndësishëm në shoqëri, aq sa është shndërruar në një institucion social më vete. Ajo është cilësuar si qeliza e parë e shoqërisë dhe çdo jetë fillon nga aty. Prandaj ndikimi i saj është shumë i rëndësishëm në jetën sociale të gjithësecilit dhe po aq…

Vizatimi i familjes është instrumenti kryesor me anë të të cilit profesionisti që punon me fëmijën mund të hedhë dritë mbi dinamikat familjare, të sjella nën perceptimin e fëmijës. Me anë të këtij vizatimi zbulohen më shumë aspekte të zhvillimit emocional dhe afektiv të fëmijës sesa të atij kognitiv e intelektual. Fëmijët janë shumë më të thjeshtë dhe më të…

Në moshën shkollore, fëmijët e kuptojnë shumë mirë se cfarë po ndodh në familjen e tyre. Edhe në rastin më të mirë kur është fjala për një divorc i cili po vjen si rrjedhojë e një vendimi të përbashkët, familja ka për detyrë të kujdeset që ky ndryshim të mos jetë traumatik për fëmijën Megjithatë, kjo i duhet shpjeguar me qetësi…

Qëndrimi ynë pranë prindërve është shumë i rëndësishëm, sepse ndikon në mirëqenien e tyre. Studuiuesit e Universitetit të Kalifornisë kanë arritur në përfundimin se për të rritur jetëgjatësinë, prindërit kanë shumë nevojë për kujdesin dhe dashurinë tonë. Më herët është vërtetuar se vetmia përshpejton proçesin e plakjes, duke shkaktuar tek prindërit shkurtim të jetës. Sa më shumë të rritemi në…

Është shumë e rëndësishme të krijohet aleanca e mirë e komunikimit në këtë moshë me fëmijën, që sigurisht kërkon durim dhe nuk është një detyrë e lehtë për familjet. Ҫështja është, se kërkohet më shumë kujdes kur hyjnë në adoleshencë pasi problematika që lidhen me abuzimin ndaj substancave, sjelljet antisociale, pjesëmarrja në aktivitete me rrezikshmëri të lartë, konfliktet fizike me…

Fëmijët nuk i shpëtojnë stresit dhe frikës që ngjarjet aktuale të lidhura me COVID-19 na shkaktojnë. Në këtë shkrim gjeni një teknikë të thjeshtë të cilën mund ta përdorim në formë loje. Qëllimi i saj është të na ndihmojë ne si të rritur të kuptojmë më mirë se çfarë e ndihmon fëmijën për t’u ndjerë i sigurt dhe të përpiqemi të…

Agresioni përfshin një tërësi përvojash të brendshme psikologjike në të cilat fëmija i transferon së jashtmi në sjellje të dhunshme. Duke qenë se fëmijët kanë mungesë në të shprehur, apo fjalor të kufizuar kjo gjendje shkakton agresion, duke forcuar sjelljen negative. Agresioni është një mënyrë e të shprehurit, ku fëmijët e përdorin për shkak se ata nuk kanë aftësi të…

Isha shumë e vogël kur jeta ime ndryshoi tërësisht. Por pse do pyesni ju?! Nuk e di pse në çastin që dëgjova fjalën “Autizëm”, bota ime mori më shumë ngjyra por për prindërit e mi ndodhi e kundërta. Autizmi për ta u bë një tunel i gjatë dhe i errët ku kërkonin shumë pyetje pa përgjigje, ato pyetje jua kishin…

E përditshmja e kujtdo është lëkundur praktikisht dhe emocionalisht nga prishja e rutinës. Në këtë shkrim do të përpiqemi të japim disa orientime sesi të riorganizojmë ditën e fëmijëve dhe të strukturojmë kohën me ta me oraret e reja. Nuk shkojnë më në kopësht e në shkollë, koha dhe dita e tyre ka marrë një kuptim të ri. Duke qenë…